Categories
Këshilla Shëndet

Trigliceridet e larta? Rreziku për diabet shtohet

Studimi i ri i botuar në “Cell Metabolism”

Nivele të larta të yndyrave në gjak shkatërrojnë sistemin imunitar. Rezultati: obesitet dhe rezistencë kundër insulinës

Duhet të keni shumë kujdes për trigliceridet, pasi pas tyre mund të fshihet diabeti. Lidhja mes acideve të yndyrshëm, tek njerëzit obezë, dhe diabetit të tipit 2 del nga një studim i publikuar në “Cell Metabolism” nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, San Diego, SHBA Studimi që është zhvilluar tek kaviet, ka treguar se një sistem imunitar gënjehet nga prezenca e disa elementeve që janë prezente tek membrana qelizore, duke provokuar një inflamim që është i lidhur shumë ngushtë me rritjen e peshës. Pikërisht aktiviteti i “mbrojtësve imunitarë” arrin deri aty sa krijon bazën e rezistencës ndaj veprimit të insulinës dhe bën që subjekti të nisë të vuajë nga diabeti tipit 2. “Studimi ynë” thotë Jerrold M. Olefsky,” mund të hapë rrugën për eksperimentimin e ilaçeve të reja në gjendje të luftojnë rezistencën ndaj insulinës në diabetin e tipit 2”.

Studimi i ri

Për të kontrolluar sheqerin në gjak duhet…një pikë uthull

Uthulla nuk është vetëm një ingredient shumë i shijshëm për në pjatat tona, por është edhe një antibakterial shumë i njohur  dhe i nevojshëm në shumë situata.  Por ajo që akoma nuk e dinin të gjithë për uthullën është se mund të ndihmojë të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe përgjigjen glicemike, edhe pse një studim i vitit 2004 drejtuar nga American Diabetes Association (ADA), SHBA, kishte sugjeruar të përdorej edhe më parë. Po, mjafton vetëm një pikë uthull në pjatë për të reduktuar përgjigjen glicemike , në mënyrë të veccantë tek personat që konsumojnë një dietë të pasur me karbohidrate , qofshin apo jo me diabet. Një pikë uthull mund ta përdorin të gjithë, por në mënyrë të veccantë rekomandohet për të gjithë ata që janë me diabet. Për këtë stdum të ri është shkruar në gazetën e madhe amerikane Neë York Times.

Studimi është bërë nga shkencetarët mjeke italianë dhe grekë. Studimi italian ka përfshirë një grup vullnetarësh të cilët kanë konsumuar katër lugë uthull të bardhë , thjeshtë duke e hedhur atë në sallatën e tyre. Konsumimi i sallatës është shoqëruar me dy feta të holla buke të bardhë. Nga analizat ka rezultuar një reduktim me 30% të përgjigjes gliecemike në gjak, pra një ulje e nivelit të sheqerit në gjak.

Por kjo nuk do të thotë se diabetikët duhet të hanë çfarë të duan dhe pastaj të përdorin uthull, por duhet të vazhdojnë të ndjekin këshillat dietetike të mjekut të tyre. Uthulla ndihmon ata për të mbajtur sheqerin stabël në gjak dhe për të mos rënë pre e oshilacioneve në nivelit të saj. /NewYork Times

Categories
Shëndet

Ja cilat sëmundje i shëron uthulla e molles

Uthulla e mollës është një nga ilaçet alternative më të popullarizuara që përdoren sot. Ajo që nga lashtësia përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Disa përparësi shëndetësore të uthullës së mollës nuk janë vërtetuar shkencërisht. Gjithsesi shikoni se cilat janë dobitë e saj për shëndetin tonë, kështu që edhe ju mund t’i provoni.

  1. Kur tretet me ujin në raportin 50:50 shpesh përdoret si tonik për fytyrë. Duheni të jeni shumë të kujdesshëm kur e përdorni, sepse uthulla është e rrezikshme për sytë, por edhe për të gjithë ata me lëkurën e ndjeshme.
  2. Dushi nga uthulla e mollës redukton djegiet. Mund ta përdorni pëlhurën e zhytur në uthull dhe ta aplikoni në djegie.
  3. Shëron infeksionet kërpudhore, kështu që uthullën e mollës mund ta vendosni në pjesën e trupit të prekur nga kërpudhat, qoftë kur bëhet fjalë për “shputën e atletit” ose kërpudhat në thonjtë e këmbëve. Nëse keni kërpudha në këmbë, çdo ditë për 30 minuta t’i mbani në tretjen e uthullës dhe ujit në raport 1:5.
  4. Ekzistojnë shumë pohime që është aleat i fuqishëm në dobësim. Shumë njerëz e përdorin në sallata ose ashtu që pinë një lugë të uthullës së holluar me mjaltë në gotën me ujë, një herë apo dy herë në ditë.
  5. Konsiderohet që uthulla e mollës eliminon zbokthin. Disa njerëz rekomandojnë aplikim të përzierjes së ujit dhe uthullës 50:50, duke e aplikuar në lëkurë dhe duke e lënë që të thahet. Derisa të tjerët sugjerojnë aplikimin e disa lugëve uthull direkt në lëkurë, duke e lënë një orë ose dy para se të shpërlahet.
  6. Uthulla e mollës qëmoti promovohet si ilaç për artrit, transmeton Koha.net. Kjo nuk është e dëshmuar shkencërisht, por është e parrezikshme nëse e provoni.
  7. Kjo uthull po ashtu shëron lythat. Duhet të lyeni zonën e prekur 20 minuta me përzierjen me uthull dhe ujë 50:50.
  8. Konsiderohet që është ilaç natyral për reduktimin e kolesterinës së keqe.
  9. Po ashtu është shtresuar mendimi që një lugë uthull molle në ditë ulë tensionin e gjakut.
  10. Uthulla e mollës dekompozon acidin laktik, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në filxhan të ujit, zhyteni leckën ose copën e materialit dhe mbajeni në vendet që ju dhembin për 20 minuta.
  11. Shëron fytin e pezmatuar, prandaj gotës me ujë të nxehtë shtoni një lugë uthull molle dhe shpërlani fytin. Disa lugë mjaltë këtë përzierje do ta bëjë edhe më shëruese dhe shumë më të shijshme. Nuk është tërësisht e qartë se për ç’arsye uthulla ndal lemzën por shumë njerëz janë bindur për këtë.
Categories
Lifestyle

Uthulla e mollës dhe disa aplikime të pazakonta të saj

Uthulla e molles

Uthulla e mollës mund të përdoret për të larë xhamat, dritaret dhe sipërfaqet e kuzhinës

Disa gllënka të uthullës së mollës të holluara me ujë rrisin energjinë dhe largojnë thartirën në lukth (urthin), por kjo është vetëm një pjesë e efekteve të dobishme të fermentimit të lëngut të mollës. Uthulla e mollës është prodhim i çuditshëm të cilin mund ta përdorni në dhjetëra mënyra: ndihmon për dobësim, i jep shkëlqim dhe volum flokëve, pastron lëkurën, freskon ajrin në shtëpi, ndihmon si përbërës për pastrim të shtëpisë, ndihmon edhe në largimin pleshtave nga qimet e kafshëve shtëpiake.

Uthulla e mollës ndihmon në dobësim

Dy lugë uthull të mollës në 500 ml ujë. Lëngu merret disa herë gjatë ditës. Kërkimet tregojnë në humbje të lehtë, por të sigurt të peshës tek ata që kanë pirë uthullën e holluar të mollës krahas kontrollit në ushqim. Hulumtimet kanë treguar se si uthulla e mollës ndihmon për shkrirjen e dhjamit nga barku dhe për dobësim. Më shumë për ndikimin e uthullës së mollës për dobësim, mësoni në këtë link.

Uthulla e mollës lehtëson urthin

Urthi vjen si shkak i thartirës në lukth. Nëse doni ta zvogëloni thartirën dhe të zbusni urthin, merrni uthull të mollës. Ekspertët theksojnë që mjafton të merrni një lugë uthull e më pas të pini një gotë ujë. Për disa minuta do të filloni të ndjeni lehtësim. Kujdes: uthulla e mollës nuk ndihmon nëse e keni të thatin në lukth (ulçerë).

Uthulla e mollës lehtëson problemet e alergjisë

Lehtëson problemet e alergjisë – Uthulla e mollës mund të jetë e dobishme edhe tek alergjitë, sepse pastron sinuset dhe hap kanalin e frymëmarrjes, duke lehtësuar edhe dhembjet në fyt dhe kokëdhimbjen.

Uthulla e mollës i jep jep shkëlqim flokut

Me uthull të mollës shpërlani flokun pasi që e keni larë me shampo. Mbusheni një shishe me gjysmë luge uthull dhe me një filxhan ujë. Ngadalë hidheni nëpër flokë, në mënyrë që ajo mirë të thellohet. Pas disa tretmanësh do ta shihni rezultatin, sepse uthulla do të rrisë volumin dhe do i japë shkëlqim flokut tuaj.

Uthulla e mollës lehtëson djegien nga dielli

Hidh një filxhan të uthullës së mollës në kadë për dush. Lajuni shkurtë në atë ujë në mënyrë që të largoni ndjenjën e parehatshme të shkaktuar nga djegia e diellit.

Uthulla e mollës largon lythat

Zhyteni një pecetë në uthull të mollës, vendose në lyth dhe shtrëngoje me fllaster. Mbaje këtë pecetë në të njëjtin vend gjithë natën dhe pas disa ditësh lythi do t’ju bie. Përsëriteni tretmanin disa herë edhe pasi t’ju bie lythi që të parandaloni rritjen e tij përsëri.

Uthulla e mollës largon pleshtat nga kafshët shtëpiake

Një enë me uthull molle dhe ujë të matura në proporcion gjysmë –gjysmë hidheni në spërkatëse. Spërkatni me lëng leshin e kafshës suaj shtëpiake dhe butë fërkoni lëkurën e tij. Spërkateni të gjithë atë nga koka deri në këmbë dhe përsëritni këtë nga pesë deri në shtatë ditë.

Uthulla e mollës pastron dhe freskon shtëpinë

Në një enë me uthull molle dhe ujët, të tretur në raportin 1:2 (1 sasi uthull dhe dy sasi ujë) mund të fshini mikrovalën, furrën, sipërfaqet e kuzhinës, dritaret, xhamat dhe pasqyrën. Mund ta përdorni edhe në vend të detergjentit për enë. Nëse dëshironi që tualeti të mbaj erë mollë, hidhni pak uthull mollë në guacë dhe lëreni të qëndrojë gjithë natën.

Categories
Kuzhina

Speca me hudhra dhe uthull

Përbërësit e recetës për speca me hudhra dhe uthull:

1 kg speca
3-4 lugë vaj,
3-4 thelpinj hudhra,
2 lugë uthull,
kripe, piper e erëza të tjera sipas dëshirës

Përgatitja:

Mirë është që specat t’i zgjedhim në ngjyra të ndryshme. Pasi i lajmë, u heqim farat dhe bishtat i presim për së gjati. I kaurdisim në zjarr mesatar, mbulojini me kapak që të gatuhen edhe nga avujt. U shtojmë kripën dhe piperin dhe kur te jenë zbutur i heqim nga tigani. Më pas u shtojmë hudhrën e shtypur dhe uthullën dhe i përziemë. Mund t’i shërbejmë direkt ose edhe të ftohta. Shkojnë shumë me mish por mund të konsumohen edhe si pjatë e vetme.