Categories
Aktualitet

Si po ecin gjërat me vaksinën e Koronavirusit?

Rastet me koronavirus po shtohen në mbarë botën. Fokusi tashmë është zhvendosur te gjetja e një vaksine. BBC u përgjigjet disa pyetjeve kryesore për këtë çështje.

Si funksionon vaksina?

Vaksinat janë si mësuesit- nxënësit e tyre janë sistemi imunitar. Leksionet janë mënyra se si luftohet infeksioni. Vaksinat i tregojnë sistemit imunitar viruse ose baktere (ose pjesë të vogla të tyre) të dobësuara. Sistemi mbrojtës i trupit i njeh si ‘pushtues’ dhe mëson se si t’i luftojë.

Çfarë progresi është bërë?

Shkencëtarët kanë zbuluar vaksina dhe po i testojnë te kafshët.

Kur do jetë në treg një vaksinë?

Realisht duhet thënë se nga fundi ose nga fillimi i vitit që vjen. Nëse vaksinat po testohen te kafshët, më vonë do nisë testimi te njerëzit. Edhe nëse shkencëtarët festojnë prodhimin e vaksinës deri në fund të vitit, nuk dihet se kur do nisë prodhimi në masë. Kujtoni që katër koronavirusë qarkullojnë tashmë te njerëzit. Ato shkaktojnë ftohje dhe ne nuk kemi vaksina për ta.

A do i mbrojë të gjithë moshat?

Do të ketë më pak sukses te moshat e vjetra. Kjo jo për shkak të vaksinës, por për shkak të sistemit imunitar më të dobët të tyre. Kjo shihet çdo vit te shpërthimet e gripit.

A do ketë efekte anësore?

Të gjitha mjekimet, edhe paracetamoli, kanë efekte anësore. Por pa testimet klinike nuk mund të dihet se çfarë efektesh anësore do të ketë.

Derisa të bëhet vaksina, çfarë trajtimesh tjera janë në gjendje?

Vaksinat parandalojnë infeksionet dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë për momentin është higjiena e mirë. Nëse do infektoheni, për shumicën e njerëzve do jetë infeksion i butë. Ka disa ilaçe anti-virale që përdoren, por nuk mund të themi me siguri nëse funksionojnë.

Categories
Shëndet

Sa e domosdoshme është vaksina kundër poliomielitit?

PoliomelitPoliomieliti është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus, i cili pushton sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizën totale brenda pak orësh. Zakonisht, prek fëmijët nën pesë vjeç. Simptomat fillestare janë temperatura, lodhja, dhimbja e kokës, të vjellat dhe mpirja e qafës dhe e gjymtyrëve. Një në 200 infektime çon në paralizë të pakthyeshme dhe 5 ose 10 për qind e të paralizuarve nga poliomieliti vdesin, kur muskujt e tyre të frymëmarrjes paralizohen. Nuk ekziston asnjë kurë për poliomielitin. E vetmja mbrojtje është vaksina, e cila duhet të merret disa herë.

Qëllimi i Rotary International, një organizatë shëndetësore, është çrrënjosja e sëmundjes së poliomielitit. 10 vendet që mbeten të prekura nga epidemia e poliomielitit janë India, Pakistani, Nigeria, Afganistani, Somalia, Egjipti, Angola, Etiopia dhe Sudani. Në vitin 1988, bota shënoi 350 mijë raste të prekjes nga poliomieliti. Me kalimin e kohës, rastet e kësaj sëmundjeje u pakësuan dhe në vitin 2005 u regjistruan vetëm 1 mijë e 500 raste. Sëmundja e poliomielitit tani është e pranishme në vetëm 6 vende; Egjipt, Niger, Nigeri, Afganistan, Pakistan dhe Indi. India parashikonte që në vitin 2006 të mos kishte asnjë rast të kësaj sëmundjeje.

Simptomat

  • Temperatura
  • Lodhja
  • Dhimbja e kokës
  • Të vjella
  • Mpirja e qafës
  • Mpirja e gjymtyrëve

Është sëmundje qe shkaktohet nga virusi. Ai futet ne trupin e fëmijës ose të rriturit nëpërmjet gojës. Disa herë ajo nuk shkakton sëmundje te rende serioze. Per ne shumë raste ajo shkakton paraliza (nuk mund të lëvizë dorën ose këmbën).
Vaksina e poliomielitit (IPV), mund të ndalojë poliomielitin, ajo jepet në krah ose në këmbë, varet nga mosha. Vaksina e poliomielitit mund të jepet në të njëjtën kohë me vaksinat e tjera.

Fëmijët, grupmosha më e rrezikuar

Shumica e njerëzve duhet të marrin vaksinën kur ata janë fëmijë. Fëmijët marrin 4 doza të IPV, në këto mosha:

  • një dozë në moshën 2 muajsh
  • një dozë në moshën 4 muajsh
  • një dozë në moshën 6-18 muajsh
  • një dozë përforcuese në moshën 4-6 vjeç

Të rriturit

Shumica e të rriturve nuk është e nevojshme te marrin vaksinën e IPV, pasi ata e kane marre kur kane qenë fëmijë, por tre grupe te rriturish janë me rrezik te madh dhe duhet te konsiderohen si vaksinues të IPV:

  1. Njerëz që udhëtojnë në vendet e botes ku poliomieliti ekziston.
  2. Punëtorët e laboratorëve të cilët prekin virusin e IPV.
  3. Punëtoret e kujdesit të shëndetit që kurojnë pacientet që mund të kenë poliomielit.

Te rriturit e këtyre tre grupeve të cilët nuk kane qene te vaksinuar duhet te marrin 3 dozat e IPV:

  • Doza e parë në çdo kohë.
  • Doza e dytë 1 deri ne 2 muaj më vonë.
  • Doza e tretë 6 deri 12 muaj pas dozës së dytë.

Personat që kanë marrë 1 ose 2 doza te IPV me pare duhet të rimarrin 1 ose 2 doza. Nuk ka rëndësi sa kohë ka kaluar që kur është marrë doza e parë.

Vaksina e poliomielitit nga goja nuk rekomandohet

Janë dy lloje të vaksinave të poliomielitit: IPV e cila eshte gjilpere, dhe ajo që merret nga goja OPV. Jepet në formë pikash që gëlltiten. Të dyja vaksinat japin imunitet ndaj poliomielitit, por OPV është më e mirë në ndalimin e përhapjes se sëmundjes ne njerëz të tjerë. Megjithëse për disa njerëz (rreth një në 2.4 milionë) OPV aktualisht shkakton poliomielit. Të gjithë ata që kanë pasur reaksion alergjik nga antibiotiket neomicinë, streptomicine ose polimiksine B (neomycin, streptomycin, polymyxin B), nuk duhet te marrin gjilpërën e poliomieliti. Të gjithë ata qe kane reaksion alergjik te rende nga gjilpëra e poliomielitit nuk duhet të marrin gjilpërë tjetër.

Rreziqet e IPV

Disa njerëz qe marrin IPV kane skuqje te vendit ku është bere gjilpëra. Vaksina qe përdoret sot nuk shkakton probleme serioze dhe shumica e njerëzve nuk kane asnjë problem me te. Megjithëse, vaksina, si çdo ilaç tjetër mund te shkaktoje probleme serioze, si p.sh, reaksion alergjik te rende. Mund te shkaktoje edhe vdekje, por është shumë i vogël rasti që të ndodhë. Nëse ndodh një reaksion alergjik serioz, ai mund të ndodhë brenda disa minutave deri disa orëve mbas gjilpërës. Shenjat e një reaksioni alergjik serioz mund te përfshijnë, vështirësi në frymëmarrje, dobësi, ngulçe, zbehje ose ënjtje të bajameve.