Categories
Lifestyle

Nuk keni motiv për të vrapuar? Pasi të lexoni këtë menjëherë do të filloni vrapin…

Vrapimi nuk është i mirë vetëm për shpirtin tuaj, por edhe për shëndetin.

Me siguri që keni dëgjuar shprehjen se ushtrimet janë ilaçe. Epo, nuk është vetëm një shprehje, por një e vërtet, transmeton Telegrafi.

Shumë studime kanë zbuluar se ushtrimet e rregullta (150 minuta në javë), e veçanërisht vrapimi, kanë efekte shumë më të mira sesa çdo ilaç që ta përshkruan doktori.

Vrapimi të bën më të lumtur

Padyshim sesa mirë ndjeheni, ushtrimet gjithmonë do t’ju bëjnë  të ndihemi më mirë.

Një studim i vitit 2006 i publikuar në Medicine & Science in Sports & Execise, kishte zbuluar se 30 minuta në shirit vrapues (treadmill) mund ta ndryshojnë disponimin menjëherë te dikush që ka probleme me depresion, duke e bërë atë më të lumtur.

Vrapimi ndihmon në humbjen e peshës

Ushtrimet, siç e dinë të gjithë, ndihmojnë në  djegien e kalorive, rrjedhimisht në humbjen e peshës. Për djegien e kalorive, vrapimi padyshim që është ndër ushtrimet më të rekomandueshme.

Vrapimi i forcon gjunjët dhe eshtrat tjerë

Hulumtuesi i Universitetit të Bostonit, David Felson, në një intervistë për National Public Radio, kishte deklaruar se vrapimi e përmirëson shëndetin e gjunjëve, dhe jo vetëm. /Telegrafi/

Categories
Lifestyle Shëndet

Ushqimi më i mirë për vrapuesit

Për personat që vrapojnë çdo ditë ushqimi paraqet më shumë se krijimin e ndjenjës së ngopjes. Ai ndihmon në ndërtimin e muskujve nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër ruan edhe shëndetin.

  • Bananet

Nëse keni nevojë për diçka që do t’ua ngrejë më shpejt nivelin e energjisë sigurisht nuk do të gaboni me bananen. Përveç kësaj ajo është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, i cili rregullon tensionin e gjakut, redukton rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër dhe merr pjesë në ndërtimin e muskujve.

  • Brokoli

Është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kaliurnit, fibrave dhe fitokirnikateve, çka është kyçe për mbajtjen e qëndrueshmërinë sportive në nivel të admirueshëm.

  • Jogurti

Kalciumi është kyç në mbrojtjen e eshtrave. Një filxhan jogurt përmban rreth 35 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit. Përveç kësaj është burim i shkëlqyeshëm i proteinave të cilat janë të rëndësishme në ndërtimin e muskujve, por edhe në shpejtimin e shërimit pas ushtrimeve.

  • Mishi i payndyrshëm i viçit

Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për vrapuesit sepse mungesa e hekurit mund të shkaktojë lodhje. Vegjetarianët mund ta gjejnë hekurin në bimë bishtajore perime të gjelbra dhe drithëra të pasura me hekur.

  • Salmoni

Përveç që është burim i shkëlqyer i proteinave, përmban acide yndyrore omega 3 të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të tërë trupit, ndërsa më e mira është që kanë veprim kundërinflamator dhe përshpejtojnë procesin e shërimit pas ushtrimeve.