Categories
Shëndet

Këshilla për zemrën në Ditën e Zemrës

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës organizojnë ditën botërore të zemrës.

Dita Botërore e zemrës mbahet në nivel global çdo vit të dielën e fundit të muajit shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sëmundjet kardiovaskulare, në Shqipëri, shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e parë si shkak i të gjitha vdekjeve, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut.

Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjes kryesore.

Ka shumë lloje të ndryshme të sëmundjeve që mund të japin ose goditje në zemër ose goditje në tru dhe për lehtësi i ndajmë këto sëmundje në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejtë në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.

Duke qënë se sëmundjet kardiovaskulare, lidhen ngushtësisht me faktorët e stilit të jetesës të cilët janë të modifikueshëm, të trajtueshëm dhe të kontrollueshëm, atëhere apeli bëhet për të nxitur marrjen e masave për të shpëtuar njerëzit jetën e tyre, duke bërë vetëm disa ndryshime, të cilat mund të ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru si; inkurajim për ushqim të shëndetshëm, inkurajim për kryerje të aktivitetit fizik, shmangien e përdorimit të duhanit dhe kontrollin e rregullt të presionit të gjakut.

Categories
Shëndet

Zhurma, e dëmshme për zemrën tuaj dhe presionin e gjakut

Tregohuni të kujdesshëm ndaj zhurmave, veçanërisht gjatë kohës së gjumit. Ky është rekomandimi më i ri i mjekëve dhe psikologëve.

Studimet dhe eksperimentet e ndryshme kanë treguar se edhe pse gjatë gjumit të thellë nuk ndjejmë gjë, zhurmat e forta rreth ambientit të fjetjes apo edhe zhurmat periodike të vazhdueshme, janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Dëmtimet e shkaktuara nga zhurmat nuk janë të përqendruar vetëm te problemet që kanë të bëjnë me dëgjimin, por shfaqen probleme me zemrën, presionin e gjakut, probleme psikologjike, etj.

Zhurmat e trafikut të rënduar, uljet dhe ngritjet e avionëve, puna në uzina e fabrika, etj. mund të ulë presionin e gjakut nën nivelin e duhur, ç’ka mund të kthehet në rrezik për sëmundje kardiake. Dhe sipas rezultateve të publikuara nga European Heart Journal, tregohet se ky efekt negativ i zhurmave është më i ndjeshëm për njerëzit që jetojnë pranë aeroporteve apo zonave industriale, ku niveli akustik është tepër i lartë.

Studimet kanë treguar se edhe bashkëshorti apo bashkëshortja juaj mund të kthehet në problem për shëndetin tuaj nëse gërhet. Kjo zhurmë mund të kthehet në stres për ju, gjatë gjumit. Edhe pse ju mund të jeni mësuar me këtë gjendje dhe të flini pa ndjerë zhurmat përreth, është organizmi juaj ai që dëmtohet, sidomos çrregullime në presionin e gjakut.

Categories
Dieta Shëndet

Dobitë e brokolit në shëndet

Çfare përmban brokoli?

Brokoli është shumë i pasur me vitamina dhe minerale.

  • Përmban vitamin A në formë të beta-karotenit.
  • Një brokul e mesme përmban më shumë vitamin C sesa një portokal.
  • Brokoli është burim i pasur i Vitaminës të grupit B si : B1, B2, B3, B5, B6 B9 (acid folik)
  • Në përmbajtjen e brokolit është e pranishme edhe vitamina K
  • Mineralet të cilat gjenden në sasi të madhe në brokoli janë: hekuri, kalciumi, kaliumi, magneziumi dhe zinku.
  • Brokoli është i pasur edhe me fibra.

Përse të hamë brokoli?

Brokoli u takon perimeve që e ruajnë shëndetin tonë dhe lufton shumë sëmundje si janë:

Sëmundjet e zemrës: Përveç antioksidanteve të përmendura më lart, brokoli ka përmbajtje të lartë ne fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajne zemrën te funksionoje siç duhet duke rregulluar-presionin e gjakut.

Anemia: Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje të shkëlqyer për anemi. Tani, le të kemi një vështrim në të gjithë përbërësit e pranishëm në brokoli. Ata janë karbohidratet, omega-3 acidet yndyrore, proteina, vitamina A, B kompleks, C dhe E, beta-karotenet, kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori, kromi, kalium mangani, glucoraphanini, dindolylmethani, zeaxanthini, uji dhe fibrat.

Kanceri: Brokoli eshte luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostates, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse ajo heq estrogjenin, shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, dindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitamina C, vitamina A dhe-vitamina E, zinku, kaliumi dhe disa aminoacide, të cilat janë efikase kundër agjenteve kancerogjenë.

Çrregullimet në stomak: brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime ne stomak. Fibrat formojne pjesën më te madhe te ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat e pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbusin barkun me uljen e inflamacionit.

Efekt detoksikues: Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve e bëjnë brokolin një detoksikues shumë të mirë. Ai ndihmon në heqjen e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen, artritin, reumatizmat, calculi i veshkave, sëmundje të lëkurës si ekzemë dhe acarime, etj .

Kujdesi i lekurës: Per mbajtjen e lëkurës tuaj të re dhe me shkëlqim merita i takon antioksidanteve si beta karoteni, vitaminës C dhe ndihmësave të tjerë si kompleksi i vitamines B, vitaminës E (vitamina E i jep shkelqim lëkurës tuaj, flokëve dhe ngjall indet e lëkurës), vitamines A & K, acideve yndyrore omega 3, aminoacideve dhe folateve te pranishëm në brokoli.

Kujdesi për sytë: Kryesisht Zeaxanthin dhe pastaj Beta-karotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si, C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV.

Shendeti i kockave: Duke qenë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, konsumimi i brokolit është shumë i dobishëm veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirur për osteoporozën, dobësimin e kockave, dhëmbëve, etj, nga mungesa e kalciumit.

Imuniteti: Substancat përgjegjëse për ngjyrën e gjelbër tek brokoli, vitamina C, beta-karoteni, si dhe vitaminat e mineralet tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj, forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.

Shtatzënia: brokoli është ushqim thelbesor për shtatzanat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, anti-oksidant, detoksifikues, hekur, fosfor te cilët e bejnë një komponent ideale për dietat. Duke qenë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllëkun i cili është shumë i zakonshem gjatë shtatëzënisë.

Categories
Shëndet

Shenjat që jep trupi 1 muaj para goditjes në zemër

Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë.

Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike.

Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës.

Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.

E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.

Lodhja

Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër. Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.

Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën. Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.

Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon. Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë. Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri.

Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër. Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante.

Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit. Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës.

Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes. Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment.

Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë./AgroWeb.org

Categories
Shëndet

10 këshilla për të pasur një zemër të shëndoshë

Lere Duhanin

Të lësh duhanin është gjeja e vetme me e rëndësishme qe njeriu mund te bej për te jetuar me gjate. Nëse jeni duhanpirës ju keni gjasa dy herë me shume te keni sulm ne zemër se sa joduhanpiresit. Dhe me momentin qe ndaloni te pini duhan rreziku i sulmit ne zemer fillon te zvogëlohet. Pra, MOS PI DUHAN, HA BANANE!

Zvogëlo marrjen e kripës

Kripa e tepert shkakton rritjen e presionit t gjakut gje qe rrit rrezikun e zhvillimit te sëmundjeve koronare te zemres. Rri larg ushqimeve te kripura dhe shikoj gjerat para se t’i blesh nëse kanë përmbajtje te lart te kripës. E ndoshta edhe gjerat qe ne duken te shëndetshme kanë sasi te lart te kripës kështu që shiko përmbajtjen e tyre.

Kontrollo dietën

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon te zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjes se zemrës dhe gjithashtu mund te ju ndihmoj te rrisni mundësinë e mbijetimit te sulmit te zemrës. Duhet te provoni te keni dijet te balancuar qe përmban sasi te mëdha frutash dhe perimes, peshk, dhe ushqimet sikur buka e zeze apo e plote, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve sikur biskota, tortës, brumërave te ndryshme, produkteve te qumështit qe janë me doze te larte te yndyrës se ngopur (saturated) dhe sheqerit.

Monitoro Alkoolin

Shume alkool mund te dëmtojë muskujt e zemrës, rrit shtypjen e gjakut dhe shpien ne shtim te peshës. Pirja nga qejfi rrit rrezikun e sulmit ne zemër kështu që ju duhet te përqendroheni te kufizoni pirjen e alkoolit në një apo dy gote ne dite.

Behu aktiv

Zemra është muskul dhe i duhet stërvitja për të qenë në formë që me secilën rrahje te mund te pompoj gjake ne menyre efikase në gjithë trupin tuaj. Ju duhet te synoni te sterviteni intensivisht se paku për 30 minuta ne dite. Nese kjo ju duket shume fillo ngadalë dhe gradualisht shko duke e ngrite. Te jesh ne forme apo fit – siç thonë anglisht – jo vetëm qe ndihmon shëndetin fizik tuaj, por, gjithashtu, përmirëson edhe shëndetin mental dhe mirëqenien tuaj. Për më shumë lexo 7 të mirat shëndetësore të aktivitetit të rregullt fizik.

Kontrollo peshën

Numri i njerëzve qe janë mbipeshe po ngrihet shpejt dhe gati gjysma e popullatës së rritur është me mbipeshë. Te bartesh me vet peshe ekstra ne mase te madhe ndikon ne shëndetin tuaj dhe rrit gjasat për gjendje jete kërcënuese sikur sëmundjet koronare te zemrës dhe diabeti. Nëse jeni mbipeshe apo i trashe fillo ngadalë me ndryshime ne at se çka hani dhe provoni te bëheni me aktive.

Kontrollo shtypjen e gjakut dhe nivelet e kolesterolit

Sa me e larte shtypja e gjakut aq me e shkurte është jeta juaj. Njerëzit me shtypje te larte te gjakut kanë gjasa shume me te mëdha te sulmit ne zemër dhe goditjes (pikës ne tru). Nivelet e larta te kolesterolit ne gjak – te prodhuara nga mëlçia nga yndyrat e ngopura – mund te shpien ne depozitim të yndyrave ne arterie dhe kështu rrisin rrezikun për sëmundje koronare te zemrës, goditjes dhe sëmundjeve tjera qe prekin qarkullimin e gjakut. Ju mund te ndihmoni vetes duke e zvogëluar nivelin e kolesterolit me stërvitje dhe duke ngrenë ushqime me shume fibër sikur fasulet, perime bishtanjore, arrat, shume fruta dhe perime.

Mësohu te menaxhosh nivelet e stresit

Nese e shihni se gjerat po ju bin mbi koke ju ndoshta deshtoni te hani si duhet, pini shume duhan dhe alkool dhe keto mund te rrisin rrezikun e sulmit ne zemër. Mëso te menaxhosh stresin kur ju duket se gjithçka po shkon mbrapsht.Provote meditosh. Meditimi njihet ne ter boten si qetësues dhe bari me i mire ndaj stresit.

Kontrollo historinë e familjes

Nëse nje i afërm i juaji është afër zhvillimit te sëmundjes koronare te zemrës nga pirja e duhanit, shtypja e larte e gjakut, kolesterol te larte, mungesë se aktivitetit fizik, mbipesha dhe diabeti, atëherë edhe ju mund te jeni ne rrezik.

Sigurohu qe i njihni sinjalet e sëmundjes koronare të zemrës

Shtrëngimi apo siklet ne gjoks, qafe, krahë apo stomak te cilat vine kur mundohesh nga ndonjë punë e rëndë dhe ikin kur je i pushuar mund te jen shenjat e para te angines, e cila mund të të shpie deri te sulmi ne zemer nëse nuk trajtohet.