Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sapo ka dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ish-minsitri nuk ka preferuar të flasë për gazetarët.

Nga insistimi dhe pyetjet e njëpasnjëshme të gazetarëve Tahiri u shpreh se do të flasë në një kohë të dytë në lidhje procesin e hetimit.

“Ka edhe kohë, do të flas së shpejt, ju lutem! Faleminderit”, u shpreh Tahiri.

Ndërsa avokati i tij Maks Haxhia u shpreh: A ishit të gjithë e patë ca procesi ishte? Ça do bëjmë? Ne do të ndjekim rrugën ligjore. E prisnim vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ajo është kthyer në një notere të kërkesave të prokurorisë”.