Tahiri: Muhedini shiti partinë, Idrizi jo kryetar legjitim

Vazhdojnë përplasjet brenda Partisë së Komunitetit Çam, PDIU. Deputeti i kësaj force politike, Dashamir Tahiri, në një intervistë për mediat, akuzoi Presidentin e Nderit, Tahir Muhedini, se ka shitur partinë. Por kritikave të tij nuk i shpëton as deputeti tjetër dhe kryetari i partisë Shpëtim Idrizi. Sipas Tahirit, ai nuk është zgjedhur me votat e partisë. “Presidenti i Nderit e ka shitur partinë dhe nuk do të merret më me politikë, por do t’i thosha që lekët që ka marrë nga shitja e partisë do të bënte mirë të blinte pronat e çamëve, se ashtu ka deklaruar një vit më parë”,- tha Dashamir Tahiri, deputet i PDIU-së. Por kritikave të tij nuk i shpëton as deputeti tjetër dhe kryetari i partisë Shpëtim Idrizi. Sipas Tahirit, ai nuk është zgjedhur me votat e partisë. “Debati brenda partisë sjell gjithmonë zhvillim. Ne kërkojmë që të ketë gjithmonë transparencë, çdo gjë të flitet në tavolinë, të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të mos bëhen gjërat sipas dëshirës. Unë, zotin Idrizi do ta mbështes për kryetar partie kur ta zgjedhë kongresi”,- tha më tej Tahiri. Debatet publike brenda kësaj partie dalluan, që pas emërzimit të dy zëvendësministrave, ku një pjesë e partisë PDIU, akuzoi kryetarin Idrizi, se nuk ka marrë pëlqimin e partisë.

Comments are closed.