Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, janë takuar dje në një restorant në qytetin bregdetar.

Tashmë dihet se Dako dhe Tahiri po përballen me akuza të rënda siç është korrupsioni dhe trafiku i drogës. Takimi Dako-Tahiri është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili duke ju referuar ‘qytetarit dixhital’, tregon momentet e ankthit që ishin duke kaluar dy bashkëbiseduesit që tashmë i ka lidhur halli i përbashkët, ai i përballjes me drejtësinë.

Ja postimi i Berishës në Facebook:

Takim misterioz katër orësh i Saimir Trafikut me Gjushin në Durrës! sb

Doktor mirbrema dje me pane syt dy shok me te njejtin hall, pash vangjush dakon dhe Saimir Tahirin tek hotel nje restorant ne ne Durres ne fillim erdhi Vangjushi me pas erdhi Saimiri qe ne fytyre ishte gati gati duke qare ndenjen kok me kok bashk rreth 4 ore bashk dhe iken.Nuk merrej vesh çfar diskutonin se çuçullisnin por nga fjale te shkeputura qe me kapi veshi por duket se diskutonin per problemet e perbashketa pergjimet dhe narko prokurorin qe duhet zgjedhin me narko deputetet”.

/Syri.net