Takimi Thaçi-Daçiç në Bruksel, arrihet marrëveshja për doganat

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Takimi i katërt mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, i zhvilluar në ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka rezultuar me një marrëveshje të përkohshme për doganat. Në një komunikatë për media të baroneshës Ashton, thuhet se palët janë pajtuar për mbledhjen e taksave, duek u bazuar në marrëveshjen e dhejtorit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, apo IBM-së. “Duke u nisur nga marrëveshja e arritur për IBM-në në takimin tonë të fundit më 4 dhjetor dhe zbatimin e tij në katër pikëkalimet, dy kryeministrat sot arritën mirëkuptim të përkohshëm për mbledhjen e taksave doganore, taksave tjera dhe TVSH-së”, u shpreh Ashton. Mediat kosovare informojnë se ajo ka paralajmëruar një dialog intensiv për në muajin shkurt. “U pajtuam për t’u takuar për një dialog intensiv në muajin shkurt gjatë të cilit shpresojmë për përparim të rëndësishëm mbi çështjet që i kemi identifikuar sipas konkluzioneve të dhjetorit të Këshillit të BE-së”, thuhet në deklaratën Ashton. Një ditë më parë në Bruksel filloi raundi i katërt i dialogut në nivel të lartë politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, me takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin