|

Planifikoni një tatuazh te zi? Kujdes rrezikun për alergji në lëkurë

tatuazh i ziSubstanca e cila duket se provokon një alergji të tillë të rëndë është parafenilendiammina (PPD), e cila shtohet në bojë për të dhënë ngjyrën e zezë, ngjyrë që vlerësohet dhe preferohet më shumë nga ngjyra blu e errët apo ato më të hapura.

Është një modë e cila u pëlqen në mënyrë të veçantë të rinjve të sotëm. Bëhet fjalë për tatuazhet e zeza të cilat bëhen në plazh në pak minuta e që duhet të fshihen vetëm në pak javë. Por nga ana tjetër tatuazhe të tilla duhet të jenë edhe totalisht të padëmshme për  shëndetin e njeriut dhe të lëkurës së tij. Por e para që ka dhënë alarmin për këto tatuazhe është agjensia franceze e shendetit publik , mjekët e të cilës kanë shpjeguar se këto tatuazhe mund të jenë origjinë e ekzemave alergjike që mund të të çojnë madje në gjendje të rëndë dhe në spital. Substanca e cila duket se provokon një alergji të tillë të rëndë është parafenilendiammina (PPD), e cila shtohet në bojë për të dhënë ngjyrën e zezë, ngjyrë që vlerësohet dhe preferohet më shumë nga ngjyra blu e errët apo ato më të hapura.

Ekzema alergjike, pra dermatiti alergjik, është një reaksion inflamator i lëkurës, e cila shkaktohet nga hiperaktiviteti i disa qelizave të sistemit imunitar ndaj një substance të caktuar ( në këtë rast bëhet fjalë pikërisht për PPD). Të rinjtë kudo në botë janë pra të paralajmëruar : nëse nuk bëni dot pa dalë në plazh pa tatuazh, të paktën hiqni dorë nga tatuazhet me ngjyrë të zezë.Rreziku sipas mjekëve dermatologë, derivon nga rreziku për infeksione , një rrezik që gjithmonë haset në plazhe. Por rreziku edhe më i madh bëhet kur lëkura është e predispozuar të jetë alergjike . Mjekët shpjegojnë se lëkura është e aftë të bëhet burim surprizash aspak të këndshme, të cilat mund t’i shndërrojnë pushimet në një shtrim të detyruar në spital.

Similar Posts