Të dielën ora pranverore, akrepat 60 minuta para

Duke filluar që nga mesnata e sotme, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Në orën 02.00 të mesnatës së sotme, fillon llogaritja verore e kohës dhe akrepat do të lëvizin një orë përpara. Periudha e njehsimit veror të kohës do të zgjasë deri më 28 tetor, kur akrepat kthehen një orë prapa dhe kur do të kemi në dispozicion një orë gjumi më shumë. Është praktikë që nëse akrepat lëvizin për një orë përpara në pranverë, atëherë në vjeshtë ata lëvizin një orë mbrapa. Ideja për ndërrimin e orës ka ardhur nga Benjamin Franklin (1706-1790) për të kursyer energji, por askush nuk i dha një rëndësi të madhe në një epokë në të cilën industria ishte akoma në fillimet e saj.