Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Duket disi e çuditshme por në fakt është e vërtetë, dobësimi nëpërmjet ushqimit. Ekzistojnë në të vërtetë edhe disa truke të vogla, të cilat ndihmojnë personat që dëshirojnë për të rënë nga pesha, jo duke mbajtur dietë strikte por edhe duke konsumuar ushqim. Një ndër këshillat më të rëndësishme për të përmirësuar rënien në peshë është kryesisht, mbajtja e peshës nën kontroll dhe ngrënia e vakteve në orare të caktuara dhe kujdesi i veçantë që duhet treguar në të tilla raste për ushqimin e konsumuar. Dhe në kategorinë  e ushqimeve “trukuese”, për stomakun tonë bëjnë pjesë ushqimet e pasura me ujë, kështu përmendim kungullin por duhet evituar shoqërimi i tij me gjalpë ose pana, sallatat e ndryshme, domatet të cilat dhurojnë pak kalori për trupin tonë. Një zgjidhje e mirë do të ishte edhe praktikimi i të ushqyerit me supë ose sallata të ndryshme të stinës, duke zëvendësuar në këtë mënyrë konsumimin e makaronave. Gjithashtu edhe pirja e dy gotave ujë para konsumimit të ushqimit ndihmon për humbjen e peshës trupore. Pra ka shumë lloj ushqimesh të cilët ndihmojnë ata persona që dëshirojnë të bien nga pesha, edhe nëse këta të fundit konsumojnë produkte të ndryshme, gjithnjë kujdesi duhet treguar tek kaloritë që përmbajnë ushqimet. Kështu mollët kanë 95 kalori për 4 gramë fibra, dhe jo më kot mollët janë shoqërueset më të mira për ata persona që dëshirojnë të mbajnë nën kontroll peshën e tyre. Por edhe specat, ku sipas disa studimeve të fundit, ata persona që konsumojnë një spec pikat gjysmë ore para drekës, do të kenë më pak uri dhe do të hanë 10% më pak ushqim.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin