Të gjithë të çmendur pas “ML”. Modelet e 2012, një revolucion i vërtetë.

 Në një fuoristradë mund të ngasësh dhe t’i ofrosh komfort dhe komoditet familjes, mund të kontrollosh më së miri trafikun dhe rrugën, si dhe, mund të përshkosh terrene të vështira, gjë që është e vështirë të bëhet me makina të tjera.Jo shumë fuoristrada i kanë arritur këto qellime ashtu si Mercedes-Benz ML dhe veçanërisht kur ajo u shndërrua në një makinë me një platformë edhe më komforte me modelin e vitit 2006. Për 2012 Mercedes e ka rafinuar edhe më tej këtë formulë duke rritur opsionet e shumta luksoze që makina ofron dhe duke përmirësuar linjën e motorrëeve.Modeli ML i vitit 2012 do të ofrohet në dy modele kryesore: modeli me benzine ML 350 4 Matic dhe modeli me naftë ML 350 BlueTec 4 Matic, të dy të ofruar së bashku me paketën standarte me katër goma aktive.Modelet V8 pritet të publikohen gjatë vitit tjeter. Të dy modelet janë pajisur me opsione si kontrolli automatik i ajrit përpara dhe pas, sendilje të përparme me ngrohje, HD radio, fenere automatike, pult universal për hapjen e garazhit, telefon me Bluetooth dhe sistem zëri etj. Ky model që pritet të jetë një sukses ashtu si edhe versionet e mëparshme, do të ketë një çmim fillestar prej afërsisht 64,000 euro për modelin me naftë dhe 61,000 euro për modelin me benzinë.

 Përgatiti: Donald Gegolli

Comments are closed.