Lifestyle

Të kritikosh është e thjeshtë. Të gjesh zgjidhje dhe ta vësh në praktikë, e vështirë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Brenda kompanive apo organizatave është thuajse gjithnjë një grup personash të trajnuar që përfaqësojnë një motor aktiv. Ata janë shpesh bartës të ideve të shëndetshme, promotorë të inovacionit, të humorit të mirë dhe vizionit strategjik.

Më pas, është një grup tjetër, më i madh, brenda të cilit pjesa më e madhe e njerëzve bën punën e tyre, pa një shtysë. Ky është grupi më i vështirë për t’u përfshirë apo për t’i bërë pjesë, pasi shpesh nuk i shpreh idetë e veta. Ndonjëherë këta persona nuk e bëjnë punën e tyre me pasion, kënaqen me atë që bëjnë dhe shpesh e bëjnë në mënyrë mekanike.

Këta janë ata që unë i quaj shëtitës, njerëz që ecin pa një qëllim, pa ritëm, pa një mendim mbi një objektiv dhe që e lënë veten t’i marrë rryma. Janë ata që shpesh përgjigjen se nuk kanë përgjegjësi dhe për këtë arsye, nuk mund të vendosin. Ata nuk janë as në anën e të këqijve, as në anën e të mirëve, sepse nëse do ta bënin, do të ishte shumë e rrezikshme – kjo do të kërkonte një reflektim dhe përpunimin e një ideje. Ata presin që dikush t’u thotë se çfarë të bëjnë dhe e zbatojnë këtë mekanizëm me përsosmëri. Dhe nëse askush u thotë se çfarë duhet të bëjnë, mbeten në vendnumëro, duke mos dhënë asnjë kontribut.

Grupi i tretë është ai i pengjeve, ata që murmurisin, ata që nuk u pëlqen asgjë, dhe nëse do të mundeshin, veprojnë ndryshe. Ata për të cilën kompania dhe drejtuesi janë një katastrofë. Në njëfarë mënyre, më pëlqejnë këta persona, pasi të paktën është e qartë se çfarë mendojnë dhe se si veprojnë. Edhe pse në mënyrë negative, duhet ta pranojmë, ata harxhojnë energji duke shprehur idetë e tyre.

Po ata në mes, ata që nuk marrin asnjë përgjegjësi në aktivitetet e përditshme, si mund të menaxhohen?

Disa muaj më parë takova drejtuesin e një kompanie, që, me shumë guxim, vendosën të ndryshojnë më shumë se gjysmën e strukturës. Sepse, pas një analize të brendshme, ata vunë re mungesën e motorit të nevojshëm për t’u rritur dhe se grupi më proaktiv ishte mjaft i vogël për të vijuar rritjen. Ata kuptuan se kishin punësuar njerëzit e gabuar, pa motorin e përgjegjësisë, i nevojshëm për të qenë elementë aktivë në ndryshim.

Është e çuditshme, kur flitet për njerëz, të dëgjosh kur të gjithë (ose thuajse të gjithë) të kenë mendime apo gjykime mbi të gjitha fushat e shoqërisë, por kanë pak hipoteza në punë. Vështirësia konkrete është t’ia dalësh të gjesh një zgjidhje ndaj një problemi apo një ide inovative që mund të përmirësojë aktivitetin e të gjithëve dhe për ta bërë funksionale.

Shpesh pyes veten, gjatë sesioneve të coaching, se çfarë është bërë për të ndryshuar një zgjidhje, përpara se të cilësohet një pengesë e pakapërcyeshme. Mendoj se sa më shumë persona të kemi në bord, që veprojnë, apo se ndoshta edhe gabojnë, më shumë mundësi ka kompania të evoluojë. / Monitor.al

*Francesca Contardi, Managing Director i EasyHunters
Burimi: Il Sole 24 Ore

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here