Të pastrehët, numri i familjeve që përfitojnë

 

Ditën e djeshme u firmos vendimin e Këshillit te Ministrave, te miratuar në mbledhjen e datës 24 prill 2013, per  kalimin në fond banesash të një numri objektesh shtetërore industriale, përkatësisht në ish Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën e Foder – Mek në Shkozë, ish Kombinatin e Tekstileve të Pambukta si dhe ish Uzinën Dinamo e Re, në Tiranë. Me këtë vendim Këshilli i Ministrave u kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundërshpërblim, pra falas, më shumë se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh. Këto objekte e kanë humbur prej vitesh qëllimin ekonomik dhe publik që kanë patur. Familjet e strehuara në to, gjatë këtyre 20 viteve, i kanë përshtatur këto objekte në ambiente banimi dhe i paguajnë shtetit rregullisht detyrimet për shërbimet e energjisë, ujësjellës – kanalizimeve etj. Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave duke kaluar në pronësi të këtyre familjeve këto objekte, i jep zgjidhje një problemi të mprehtë social shume vjeçar për një numër mjaft të madh banorësh në rrethin e Tiranës, atë të strehimit të tyre. Marrja e titullit të pronësisë u jep këtyre familjeve të qytetit të Tiranës zgjidhjen përfundimtare  për përmbylljen e nevojës për strehim në mënyrë të ligjshme. Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Entin e Banesave për trajtimin  sa më shpejt të këtyre rasteve.

Numri i familjeve që përfitojnë

Me këtë vendim Këshilli i Ministrave u kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundërshpërblim, pra falas, më shumë se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh. Këto objekte e kanë humbur prej vitesh qëllimin ekonomik dhe publik që kanë patur. Familjet e strehuara në to, gjatë këtyre 20 viteve, i kanë përshtatur këto objekte në ambiente banimi dhe i paguajnë shtetit rregullisht detyrimet për shërbimet e energjisë, ujësjellës – kanalizimeve etj.

Edlira Mema