|

Të pathënat e çmimit të parë, Hueyda tregon historinë e para 25 viteve: Juria kishte marrë ryshfet

Nata finale e “12 vallëzime pa një të shtunë” nuk ishte më e mira për ish-balerinën e njohur Hueyda El Saied, që nga ajo garë kërcimi doli fituese së bashku me partnerin e saj Ilir Avdyli. Me temperaturë dhe me shyta, tregon Hueyda, kur kujton natën finale të 25 viteve më parë, por asgjë nuk e bëri të tërhiqej. Dha maksimumin deri në momentin e fundit. Edhe pse kishte mësuar nën zë, se, megjithëse ishin spikatur si ndër çiftet pretendente përgjatë 12 javëve, ata nuk do të ishin fitues.

Kështu tregon sot një prej vajzave që i ka rezistuar më gjatë karrierës artistike me shumë projekte televizive. Por nuk e ka harruar atë kohë. Dhe as emocionin e madh të asaj gare që në natën finale nuk ishte ashtu si ajo do të donte. Por në fund, ia doli.

Pasi pa me nostalgji një pjesë të kërcimit të natës finale pasditen e djeshme në “Rudina”, Hueyda tha se atë natë ajo ishte shumë e sëmurë. Por nuk ishte ky shqetësimi më i madh: “Ne na kishin thënë që nuk do ta fitonin çmimin e parë, sepse juria qëndrore (thuhej, nuk e kam vërtetuar ndonjëherë) ishte paguar, kishin marrë ryshfet dhe kemi fituar vetëm prej Vera Grabockës, e cila na inkurajonte dhe jurive të rretheve që na vunë në vend të parë. Juria qëndrore na vuri në vend të fundit. Dhe vetëm prej rretheve fituam, ndaj edhe unë u jam shumë mirënjohëse” – tregon Hueyda duke shtuar se edhe pas shumë viteve, është njëlloj mirënjohëse.

E kam takuar Verën para disa kohësh dhe e i thashë ‘të falënderoj’, sepse e di që Vera nuk mund ta influenconte dot jurinë, por u kërkoi jurive të rretheve të shikonin kush janë më të mirët

Që nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite, e me gjithë dyshimet Hueyda pohon se ka qenë një prej eksperiencave më të bukura të jetës së saj, me gjithë pengesat dhe problemet e kohës.

Similar Posts