“Të rinjtë në politikë”, Mediu: Përdorni energjitë për vendin

“Pjesëmarrja e rinisë në politikë është në të mirën e gjithë shoqërisë shqiptare”. Me këto fjalë, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i është drejtuar të rinjve kryeqytetas gjatë një takimi festiv me ta. Sipas Mediut, energjitë e të rinjve janë të pashterueshme dhe duhet të përdoren në të mirë të të gjithë shoqërisë. “Juve keni mundësinë që të arrini çdo gjë, mjafton që të kërkoni tek vetja juaj. Pjesëmarrja juaj aktive në politikë, konkurimi juaj do të hapi një derë të re jetës politike në vend. Është shumë me rëndësishme të kuptoni që fatin tuaj e keni ju në dorë, jeni ju që vendosni për të ardhmen tuaj. Me pjesëmarrjen tuaj në politikë ju bëheni njerëz të rëndësishëm për familjet tuaj dhe për të ardhmen tonë”, u shpreh Mediu para të rinjve. Më parë kreu i PR-së sëbashku me kandidatin për deputet, Afrim Tole, mbollën një sasi pemësh në Kombinat, në një terren sportive të lënë pas dore prej kohësh. Edhe gjatë këtij aktiviteti, Mediu iu drejtua të rinjve duke i përgëzuar për nismën e ndërmarrë, një simbolikë shumë e fuqishme në dashurinë për mjedisin.