Të sëmurët në QSUT, mungojnë kushtet e shërbimit

 

Jo vetëm reanimacioni për të cilin u vendos nga ministria e Shëndetësisë që të mbyllej përfundimisht, por edhe godinat përreth tij janë tejet të amortizuara. Ndonëse janë bërë shpesh herë rikonstruktime të pjesshme, Qendra më e madhe spitalore Nënë Tereza vazhdon të mbetet në gjendje tepër të rëndë, kjo përsa i përket kushteve që u ofrohen qytetarëve. Çdo ditë pacientëve që janë shtuar në pavijonet e kësaj qendre, përballen me mungesën e kushteve, të cilat nuk plotësojnë asnjë standard minimal. Lidhur me këtë problem, ka bërë një vëzhgim për sa i takon mungesës së infrastrukturës në këtë qendër. Nga vëzhgimet e kryera, rezulton se në shumë prej pavijoneve të spitalit “Nënë Tereza”, ka probleme për sa i takon cilësisë së kushteve. Lagështira dhe mbeturinat të hedhura ngado mund të ti zërë syri në çdo cep. Grumbuj njerëzish, të cilët për një arsye apo një tjetër vinë në këto ambiente ankohen për kushtet e këqija në të cilat ndodhet ky kampus spitalor, i cili është i vetmi në Shqipëri, me këto përmasa. “Kam të shtruar djalin këtu, se vuan nga veshkat, por kushtet mungojnë. Jam e detyruar ta sjell këtu, se ta çojmë në spital privat nuk kam lekë.”-kështu shprehet një prind që kishte shtruar fëmijën e tij, pranë spitalit nr. 2.

Mungesa e kushteve

Të gjithë ankohen për mungesën e kushteve, si vetë pacientët, apo edhe të afërmit e tyre. Kjo gjë duket fare mirë edhe në reagimet e tyre. Ndonëse shumë njerëzve u duhet të përballen me jetën e tyre, të luftojnë deri në momentin e fundit për fituar atë, mungesa e kushteve cilësore atyre ia bën edhe jetën më të vështirë. Çdo gjë që të fal kjo qendër, është veçse një pamje e zymtë dhe shumë gri, kjo pasi gjithçka është mbuluar nga pëhluri dhe merimangat, nga zhuli dhe papastërit. Ndaj nuk është shumë e vështirë, që pacientëve përveç sëmundjes që kanë të mbartin mjaft lehtë edhe ndonjë virus apo infeksion, nga mungesa e papastëritës. Në qendrën spitalore “Nënë Tereza” mund të gjesh gjithçka, përveç pastërtisë dhe rregullit apo edhe qetësisë. Pamja që të fal ky ambient është kaosi i krijuar nga vetë njerëzit, por edhe nga neglizhenca e vetë strukturave përgjegjëse të kësaj qendre. Përveç mungesës së kushteve, në këto ambiente mund të përballeshe edhe me sjellje burokratike dhe mediokre, të cilat i drejtohen njerëzve të thjeshtë, kjo për arsye përfitimi. Kështu, duke nisur edhe nga rojet që rrinë nëpër dyert e pavijoneve, të cilët janë kthyer në biznesmenë të suksesshëm. Për një arsyer apo një tjetër, ata duke shfrytëzuar postin e tyre, mundohen me çdo mund që të zhvatin ndonjë lekë nga hallexhinjtë që trokasin nëpër dyert e spitaleve.

Kirurgjia, spitali më problematik

Mes shumë të tjerëve, një ndër spitalet që konsiderohet më problematikë është ai nr. 2, kirurgjia, e cili ndodhet në kushte tejet të këqija. Pamjet që të fal ky ambient është lagështira dhe cigaret të hedhura ngado. Përveç kësaj, ajo çka i fal një pamje tejet të zymtë këtij spitali është edhe për faktin se godina është tejet e amortizuar dhe e vjetër, ku rrezet e diellit me zor hynë në ndonjë cep. Grumbulli i njerëzve që kërrusen dhe rrinë afër njeri-tjetrit duke folur, i gjen të ulur nëpër barin e tharë, apo edhe duke ngrënë ndonjë gjë të shpejt. I gjithë ambienti i këtij spitali është mbuluar me një material të posaçëm, strehëza më e mirë për pacientët dhe të afërmit e tyre. “Rrimë këtu poshtë se edhe lartë në spital nuk është ambient i mirë. Këtu marrin pak ajër të pastër, edhe pse godina është e mbuluar”-kështu shprehet një pacientë që vuante nga sëmundja e veshkave. Nga vëzhgimet e kryera, ajo çka të binte në sy ishin gjendja në të cilën ndodheshin shkallët që të çonin në urgjencën kirurgjikale. Përveç pisllëkut, aty nuk mund të shohësh asgjë tjetër, ku ngjyra e zezë e shkallëve është përzier me ngjyrën e zezë të pëluhrit. Madje edhe shkallët ishin të tejmbushura nga çëmçakiza të hedhur përtokë, mbeturina apo edhe bishta cigare. Absurde dhe fatale për ata pacientë që vinë e përplasen nga e keqja në këto ambiente, të cilët luftojnë mes jetës dhe vdekjes dhe mungesës së kushteve. Madje ajo çka të zë syri në ambientet e urgjencës kirurgjikale është fakti që në të gjithë atë korridore të gjatë, që i ngjan një stalle, ndodhet vetëm një stol ndenjës. Kështu në gjithë atë radhë të madhe të të afërmeve që presin mbas dere në sallën e operimit, u duhet të ulen me radhë, apo edhe të rrinë e të presin në këmbë. Ndërkohë, një tjetër problematikë është edhe ajo e kabllove të energjisë elektrike, dhe tubacioneve të ujit të pishëm, të cilët janë vendosur jashtë mureve, gjë që vë në rrezik edhe jetën e pacientëve. Nga momenti në moment, si pasojë e ndonjë ngarkese elektrike, mund të vihet në rrezik jeta e njerëzve që ndodhen në këtë spital. Kutitë shpërndarëse të energjisë janë tejet të amortizuara dhe të hapura, të cilat mund të ti zërë syri ngado. Kështu, të sëmurëve u duhet të përballen dhe me mungesën e kushteve, përveç sëmundjes.

Kirurgjia, spitali më problematik

Mes shumë të tjerëve, një ndër spitalet që konsiderohet më problematikë është ai nr. 2, kirurgjia, e cili ndodhet në kushte tejet të këqija. Pamjet që të fal ky ambient është lagështira dhe cigaret të hedhura ngado. Përveç kësaj, ajo çka i fal një pamje tejet të zymtë këtij spitali është edhe për faktin se godina është tejet e amortizuar dhe e vjetër, ku rrezet e diellit me zor hynë në ndonjë cep. Grumbulli i njerëzve që kërrusen dhe rrinë afër njeri-tjetrit duke folur, i gjen të ulur nëpër barin e tharë, apo edhe duke ngrënë ndonjë gjë të shpejt.

 Edlira Mema