Temperatura disa grandë nën zero, çfarë rezervon moti për fundin e 2018

Meteorologët parashikojnë mot të ftohtë dhe për ditët në vijim, ndërsa viti 2018 do mbyllet me temperatura nën zero për disa zona të vendit.

Mbi vendin tonë parashikohet mot i kthjellët me vranësira mesatare në pjesën veriore dhe bregdetare. Sipas IGJEUM, temperaturat minimale pritet të arrijnë gjatë ditës së sotme në -6 gradë celcius në vendet malore. Në gjysmën e dytë të ditës do të dominojnë kthjellimet.

Sot nuk priten reshje, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: -1 / 8 °C dhe në vendet malore: -6 / 1 °C.

Comments are closed.