Temperatura të ulëta edhe sot, meteorologët: Dita e mërkurë, tipike pranverore

Rikthehen në vend temperaturat e ulëta, nën zero gradë celcius. Meteorologët parashikojnë deri ditën e martë, termometri të shënojë vlera negative deri në -5 apo -6 gradë celcius. Por, fatmirësisht, nuk do të ketë reshje dëbore apo shiu. Parashikohet që temperaturat e ulëta të shoqërohen nga një mot i kthjellët. “Parashikohet që dhe dita e martë të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave në vlerat e mëngjesit, duke bërë që në zonat malore temperaturat të zbresin edhe -5 apo -6 gradë celcius”, bën të ditur Lajda Porja, meteorologe. Meteorologët thonë se duke filluar nga dita e mërkurë që, përkon me Ditën e Verës, temperaturat do të jenë tipike pranverore, madje në fundjavë ato do të shkojnë deri në 22 gradë celsius. Meteorologët thonë se gradualisht në 15-ditëshin e dytë të marsit, do t’i jepet fund kapriciove të motit. “Duke filluar që nga e mërkura, duke qenë se ne do presim të kemi rritje të temperaturave do të jenë tipike të stinës së pranverës. Temperaturat më të larta do të shënohen kryesisht të premten, të shtunën dhe të dielën, ku termometri do të ngjitet edhe në 21 apo 22 gradë celcius, sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare”,- vijon Porja. Ndërkohë, këto ditë pritet të jetë problematike edhe era, e cila do të sjellë një dallgëzim të konsiderueshëm në det që shkon deri 5 ballë.

Comments are closed.