Tendencat për Meshkuj Pranverë-Verë 2013

 

Tendencat kete sezon jane pak a shume njelloj si per femrat dhe per meshkujt. Edhe pse meshkujt jane me pak “fashionista” se femrat kjo nuk do te thote qe nuk jane te interesuar per tendencat e fundit te modes. Kete sezon me shume te bien ne sy pantallonat e shkurtra te cilat nuk jane nje risi por modelet dhe ngjyrat e propozuara jane te ndryshme nga sezonet e tjera. Nga pasarelat e modes per Pranvere-Vere 2013 keto jane top trendet per meshkuj:

1. Vijat

Nje nga Top trendet e ketij viti jane vijat qe jane propozuar ne modele dhe ngjyra te ndryshme, per femra dhe meshkuj. Xhaketa me vija, t-shirt apo pantallona, vijat nuk duhet te mungojne ne garderoben tuaj. Stilistet qe kane perdorur vijat jane: Acne, Tommy Hilfiger, J.Crew, Dolce & Gabbana etj. Shikoni dhe frymezohuni nga koleksionet e tyre.

2. Pantallonat e shkurta

Pjesa me esenciale e koleksioneve kete sezon ishin pantallonat e shkurtra te kombinuara me bluza me kopsa apo me xhaketa. Nje gje qe bie ne sy jane kostumet me pantallona te shkurtra, me xhaketa me single-pet apo dopio-pet te para ne koleksionin e Junya Watanabe. Varaicion krijojne dhe ngjyrat nga krijimi i kontrastit bardh e zi, tek gri, pink, portokalli apo blu.

3.Ngjyrat neon

Ngjyrat fosfor apo neon ishin nje risi vitin e kaluar por vazhdojne te jene ne mode edhe kete vit. Koleskionet per meshkuj ishin nje eksplozion i vertete ngjyrash me nuanca te bluse, te verdhes apo portokallise. Nje kombinim shume i bukur eshte ai i ngjyres porokalli (apo ngjyra agrumeve) me blune. Keto ngjyra mund ti vishni si bluza, kepuce, canta por edhe ne kostume apo xhaketa. Megjithese keto ngjyra i pershtaten shume stines te ngrohte jane pak te papershtashme per zyre apo ne jeten e perditshme. Por jane perfekte ne fundjave apo ne nje party me miqte. Propozime te shumellojshme ju vine nga Salvatore Ferragamo, Topman Design, E. Tautz, Gucci dhe Hermes.

4. Bardh e zi

Ngjyrat standarte qe krijojne kontrast nuk jane asnjehere jashte mode dhe kete sezon jane perdorur shume nga stilistet. Vijne ne formen e ngjyrave standarte (monochrome) apo me printime dhe dizenjo te ndryshme sic shihen ne koleksionin e Etro, Kenzo apo John Galliano.

5. Te printuara

 

Nje variacion figurash dhe printimesh eshte gjithmone terheqes duke filluar nga ato me lule, gjeometrike apo abstrakte. Nje sezon i stilit chic dhe casual njekohesisht. Ne te vertete printimet me lule duken pak te papershtashme per meshkujt por jane propozuar nga stiliste si Versace, Gucci dhe Paul Smith. Nje tjeter trend eshte edhe lekurat e kafsheve, leopard apo gjarper te perdorura ne xhaketa, bluza apo pantallona.

6. Metalike

Nuancat metalike plot shkelqim te arit, argjendit apo bronzit jane pare kete sezon ne kolesionet per femra dhe meshkuj por edhe ne make-up. Nje nga stilistet qe e ka perdorur me shume kete trend eshte Burberry Prorsum, ne xhaketa apo bluza plot shkelqim. Ngjyrat variojne nga bronz, portokalli, jeshile, fuksia apo blu. Edhe pse shume ekstravagante, mund te vishen ne formen e nje aksesori si cante, rrip, kollare per te krijuar nje kontrast te kendshem

7. Kostumet

Pothuajse cdo mashkull e ka nje kostum ne dollapin e tij qe mund ta perdore per evenimente te vecanta. Por kete sezon kostumet jane te nje stili retro te inspiruar nga vitet 20’. Ne mode jane pantallona te ngushta por qe formojne rrudha tek xhepat, me bel te larte dhe xhaketa pas trupit. Edhe elementet ushtarake jane pare ne keto kolesione. Nje risi perbejne kostumet me pantallona te shkurtra me gjatesi deri tek gjuri apo siper tij, me ngjyra gri, blu e erret, blu kobalt ose ngjyra neon. Shikoni kostumet e Emporio Armani, Calvin Klein, Gucci, Salvatore Ferragamo etj. Shijoni keto trende dhe guxoni te provoni gjera te reja.