Tensioni arterial, si ndikon aktiviteti fizik

Nga aktivitetet fizike të mundshme të tipit dinamik dhe aerobik mund të përmendim jogging, vrap, çiklizëm, marshim, not, që përbëhen nga lëvizje të përsëritura të shumë muskujve me mungesë të forcave të rezistencës. Stërvitja e aplikuar të paktën 3 herë në javë për 30 minuta ose më shumë, është në gjendje të ulë tensionin arterial deri në 5-10 mmHg për maksimumin, dhe 10-15 mmHg për atë minimum.

Zvogëlimi i peshës trupore

Rregullimi i peshës truporë konsiderohet një mjet efikas dhe pa efekte kolaterale për uljen e vlerave të tensionit arterial. Mund të thuhet se me një humbje të 1 kg arrihet ulja e presionit në 1 mmHg. Kështu që një njeri që është 10 kg mbi peshën idealë dhe ka një presion që është 10 mmHg mbi vlerat optimale, në qoftë se arrin peshën ideale, do t’i rikthehen edhe vlerat optimalë të presionit.

Reduktimi i alkoolit

Nuk ka dyshim që një ulje e sasisë së alkoolit luan një rol të madh në kontrollin e vlerave të tensionit tek njerëzit që normalisht përdorin alkool.

 

Përdorimi i kafeinës dhe nikotinës

Përdorimi i kafeinës mund të shkaktojë rrahje të shpeshta të zëmrës dhe një rritje të përkohshme të tensionit arterial. Kërkime për përdorimin kronik të kafeinës nuk kanë gjetur ndonjë lidhje midis përdorimit të kafesë dhe vlerave të tensionit arterial. Efekti favorizues i duhanit në arteriosklerozë është dokumentuar tek vdekjet për kardiopati ishemike dhe vaskulopati cerebralë tek duhanpirësit e mëdhenj. Ndalimi i duhanit, pavarësisht nga efektet mbi tensionin arterial zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular tek pacientët me hipertension. Numri i madh i të sëmurëve me hipertension tek duhanpirësit sugjeron një rol të rëndësishëm të duhanit tek kjo lloj sëmundje.

Një dietë e dobishme

Më poshtë, është një listë me disa nga ushqimet që kanë më shumë kalium në mg/100g. Pothuaj të gjithë ushqimet përmbajnë kalium, sepse ai është një nga jonet kryesore të organizmit tonë. Djersitja e tepërt, diarre dhe vjellja që shkaktojnë humbje lëngjesh, mund të prishin dhe ekuilibrin e përqendrimit të kaliumit dhe joneve të tjera në gjak.

1. Salcë domate, ketchup -5901 mg/100g

2. Çaj (gjethe) – 2160 mg/100g

3. Kafe – 2020 mg/100g

4. Soja e tharë – 1740 mg/100g

5. Miell sojë – 1660 mg/100g

6. Qumësht lopë -1650 mg/100g

7. Fasule -1478 mg/100g

8. Kajsi të thata – 979 mg/100g

9. Pjeshkë të thata -950 mg/100g

Comments are closed.