Tentojnë të vjedhin banesën, 4 në pranga, një në kërkim

 

Policia e Sarandës ka arritur të arrestoj 4 persona, të cilët kanë tentuar të vjedhin një banesë në këtë qytet. Në pranga kanë rënë, Leonart Agim Sulo, 22 vjeç, Arjan Asqeri Rrapaj, 27 vjeç, Klajdi Kujtim Mehmeti, 19 vjeç, Vilson Ali Golemi, 30 vjeç, i dënuar më parë, të gjithë banues në Sarandë. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim dhe një tjetër bashkëpunëtor të 4 të arrestuarve. Ai është Ilirjan Selfo Alinani, 35 vjeç 35, lindur e banues në Delvinë,  i dënuar më parë për ”Vjedhje”.Të pestë personat, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin një banesë në lagjen Nr. 3 në Sarandë. Pas sinjalizimit të policisë, forcat e rendit kanë arritur të ndërhyjnë në kohë dhe të bëjnë arrestimin e tyre.