Tepelenë, vetëvritet 39 vjeçari

Një 39-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i një banese. Policia dyshon se shkak për vetëvrasjen ka qenë depresioni pas divorcit. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Tepelenë. Edhe pse është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, 39-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, raporton Shekulli. 39-vjeçari, Ylli Dyrmishi sapo ishte divorcuar nga e shoqja dhe kohët e fundit jetonte me prindërit e tij të moshuar.