‘The Nun’ njihuni me filmin i cili po thyen rekorde shikueshmërie

Filmi horror ‘The Nun’ po thyen rekorde shikueshmërie duke u futur në top listën e filmave horror më të shikuar në histori.

‘The Nun’ është vazhdimi dhe shpjegimi i historisë së filmave ‘The Conjuring’ dhe ‘The Conjuring 2’ edhe këto dy filma shumë të arrirë dhe me shumë shikueshmëri.

Tjetër rekord është edhe sasia e madhe e parave të fituara. Filmi po jepet në kinematë e botës dhe po ashtu është dhënë edhe në Shqipëri.

‘The Nun’ flet për një demon shumë të fortë të quajtur ‘Valak’ i cili arrin të vrasë të gjitha murgeshat e manastirit Abe. Vetë demoni Valak shfaqet si një murgeshë. Vatikani nis një prift dhe një murgeshë akoma pa bërë bëtimet për të shqyrtuar ngjarjen dhe këtu nis gjithçka.

Filmi u rregjsitrua në një manastir të vjetër në Rumani.

Comments are closed.