Themelimi i Cosa Nostras, 5 familjet mafioze te Nju Jorkut

 

Atentati ndaj Lucky Lucianos

 (pjesa e dytë)

 Luciano ishte duke ecur një ditë prej ditësh në Six Avenu në Nju Jork , kur një limuzine me perde të errëta ndaloi afër tij. Tre burra i drejtuan atij pistoletën  dhe e urdhëruan të futej në limuzinë. E qëlluan me gushta dhe  e çanë në fytyrë me thikë . Luciano mendoi se ky ishte fundi. Sytë iu errësuan dhe humbi ndjenjat. Katër orë më pas ai u zgjua në breg të detit nga ftohtësia e dallgëve që e godisnin në këmbë.

Koka i dhimbte dhe fytyra i ishte çarë. Eci disa kilometra derisa arriti një patrullë policie. “ Më gjej një taksi !” i tha njërit prej policëve. “Do të të jap para nëse ti e bën këtë dhe më le të iki në punën time”. Por polici e injoroi këtë ofertë dhe e çoi atë në spitalin më të afërt. Në spital dedektivi nisi t’i bënte atij pyetje serioze. Përnjëherësh Lucky u bë shurdh-memec. Pyetjet bëheshin me insistuese. Lucky i inatosur u përgjegj se nuk i njihte njerëzit që e sulmuan. Në fakt policia ishte e bindur se ai nuk thoshte aspak të vërtetën.

 Mafia krijon Ligjin e Heshtjes (Omerta) dhe nis një epokë të re

Fillimisht Luciano nuk kishte idenë më të vogël  se kush ishin njerëzit që e masakruan. Ai gjatë gjithë jetës së tij kishte qenë i rrethuar nga armiq dhe njerëz të cilët nuk i donin të mirën. Atëherë ai u kthye tek miku  i tij i ngushtë polak Meyer Lansky. U kthye thjesht për të kërkuar një këshillë duke qenë se e vlerësonte jashtëzakonisht mençurinë e tij.  Meyer nuk e pati fare të vështirë  për të gjetur zgjidhjen dhe përgjigjen, e cila do të shërbente jo vetëm për atë moment por për të gjithë kthesën në jetën e Lucky Lucianos e në zhvillimin historik të Cosa Nostras. Meyer i bëri të qartë mafiozit se pas atentatit nuk mund të ishin tjetër veç njerëzit e Masserias, bosit të tij dhe se atyre nuk u mbetej gjë tjetër veçse të kalonin në kundërsulm duke bashkuar forcat  me ato të rivalit të Masserias , Salvatore Maranxanos. E në fakt, pak muaj më pas Luçiano u takua fshehtas me Maranxanon dhe ra dakord për të tradhëtuar Masserian. Nisi kështu lufta më e fortë dhe më e përgjakshme që ka njohur Nju Jorku. Klani i Salvatore Maranxanos në duel me klanin e Xho Masserias. Kjo do të quhej Lufta e Kastalmarezes. Në të vërtetë prokurorët në dosjet e tyre kanë shënuar edhe një tjetër version për atentatin që iu bë Lucky Lucianos. Thuhet se duke njohur egersinë e vartësit të Masserias, rivali i tij inteligjent Maranxano, i kishte kërkuar shpesh Luckyt të kalonte në klanin e tij.  Ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë një ofertë të tillë për çështje nderi.  Atëherë ishte Maranxano ai që i ngriti kurthin , duke përhapur njëkohësisht fjalë se njerëzit që e masakruan Lucianon ishin të bosit Masseria. Kurthi funksionoi për bukuri dhe Luciano, që e mori emrin Lucky (me fat) pasi mundi që të shpëtojë gjallë edhe pse i masakruar, lidhi aleancë me Maranxanon.

Biznesi  i krimit deri në vitin 1920 drejtohej nga ‘Mustaqe Petët”. Ata ishin të ngathët dhe nuk kishin energjinë dhe egersinë e të rinjve mes të cilëve spikatën shpejt Lucky Luciano dhe Karlo Gambino. Të vjetërit refiuzonin të bënin tregti me jo italianët, me polakët si Meyer Lansky apo me çifutet e zgjuar, miq të përhershëm të Luckyt.  Luciano nuk do të duronte shumë nën hijen e Masserias dhe as që mund të mendohet se do të ndiqte për një kohë të gjatë rregullat e tij vërtetë idiote për epokën e re.  Ai mbetej një mafioz largpamës. Shihte potencialet e pafundme që kishte krimi i organizuar nëse kapërcente etnitë dhe krijonte bashkëpunime të frutshme. Luciano besonte se linjat e vjetra  mafioze , ashtu strikte siç ishin , të mbytnin dhe të kufizonin. Në 1928 gjithçka plasi ! Nisi rindërtimi i Mafias së re , i asaj që do të pushtonte botën në vitet që pasuan. Lufta Kastelamareze u zhvillua mes forcave të vjetra të Xho Masserias dhe njerëzve të rinj të bosit të ri në ngritje në Nju Jork, Salvatore Maranxanos. Në dy vjetë u vranë dhjetra gangsterë. Luciano u përpoq realisht për të shmangur konfliktin nga vetja. Ai u lidh me Maranxanon , por pa e ndihmuar atë fillimisht në luftë. Lucky tentoi ta kishte mirë me të dy palët dhe të priste se cili prej tyre do të mbijetonte.  Këtë gjë po ebeninedhe shumë bosë të rinj si ai.  Lufta përfundoi në 1931 me fitoren e Maranxanos. Luciano e kuptoi se tashmë kishte ardhur koha, se nuk mund të vazhdonte të qendronte në mes. Ishte momenti për të zgjedhur. Dhe Lucky zgjodhi, fitimtarin. Tre nga djemtë e tij dhe Bugsy Siegel, të drejtuar nga Meyer Lansky , ekzekutuan Xho Bosin (Masserian) në Coney Island Restorant. Ishte Lucky ai që e kishte ftuar ish bossin e tij për darkë dhe që shkoi në banjo ndërkohë që ai u vra….

 Tradhëtia dhe vdekja e Maranxanos

Për këtë kontribut Maranxano e bën Lucky Lucianon numrin dy të Perandorisë së Mafias. Maranxano u vetquajt Bosi i të gjithë Bosëve. Vetëm pak ditë pas Luftës Kastelamareze fitimtari Maranxano mblodhi të gjitha familjet mafioze italiane , rreth 400 familje dhe u mbajti një fjalim të shkurtër:  “Lufta mbaroi. Nuk do të ketë hakmarrje. Nëse dikush do të hakmerret për vëllanë e vrarë , do të vritet ! Kjo është gjëja jonë, është Cosa Nostra..”.

Më pas Maranxano emëroi pesë familjet e mëdha mafioze , të cilat do të drejtoheshin nga bosët, pas tyre nënbosët, oficerët dhe skuadrat. Modeli ishte tipik i legjioneve romake të Jul Çezarit. Për këtë strategji Maranxano quhet edhe Çezari i Vogël. Rregulli i parë i Cosa Nostras do të ishte Heshtja . U krijua Ligji i Heshtjes ose i famshmi OMERTA. Kush fliste për Cosa Nostran me një person jashtë organizatës , ishte i vdekur.Kushfliste për Cosa Nostran edhe me gruan në shtrat, ishte i vdekur. Rregulli i dytë pas Omerta ishte se në organizatë do të pranoheshin vetëm italianët.  Maranxano nxorri edhe listën e atyre që duhet të eleminoheshin nga Cosa Nostra. Në listë ishte edhe Al Kapone i Çikagos , edhe….Lucky Luciano. Bosi i Bosëve kishte frikë nga ambicia pa kufi e djaloshit të egër. Ai mendoi të thërriste në studion e tij Luckyn dhe Vito Xhenovezen dhe kishte rekrutuar një vrasës irlandez për t’i qëlluar ata në korridor. Por Maranxano kishte bërë një gabim. Kishte folur për këtë plan me Frank Costellon , duke harruar se ishte ky i fundit që e kishte futur Luckyn në organizatë  dhe që ishte mbrojtës i tij.  Pikërisht në orën kur Maranxano kishte planifikuar të vriste Luckyn, u gjet nga njerëzit e tij i masakruar në zyrë. Vrasësit e drejtuar nga Meyer Lansky dolën qetësisht nga ndërtesa , madje duke lajmëruar edhe killerin irlandez që kishte rekrutuar Maranxano të ikte nga godina sepse ….po vinte policia. Situata kriminale që la Maranzano pas vdekjes së tij është pothuaj e njëjtë me ndarjen që bëri ai në mbledhjen e  400 familjeve mafioze të Nju Jorkut. Cosa Nostra përbëhet nga pesë familje kryesore të cilat pas eleminimit të Maranzanos “Çesarit të Vogël”, do të drejtoheshin nga bosi i bosëve Lucky Luçiano. I hapi vetë të gjitha rrugët për t’u bërë “don i donëve”. Vrau Masserian me urdhër të Maranzanos dhe më pas ekzekutoi edhe këtë  të fundit, ditën e programuar për t’u vrarë nga ai. Lucky ishte i pamëshirshëm. Njerëzit e tij në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të detyronin SHBA-në të bënte paktin e parë dhe të fundit me Mafian. Për lirimin e tij mafia do të garantonte qetësinë dhe mossabotimin e porteve ku ishin ankoruar anijet e luftës. …Me një aleat aq të zgjuar sa  Meyer Lanski, Lucky Luçiano do të qëndronte si numri një i Cosa Nostras në Amerikë edhe disa vjet pas deportimit në Itali në 1946

 (Vijon)

Comments are closed.