Tiranë, arrestohen disa persona për falsifikim dokumentesh

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga disa persona me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Aksioni policor antikorrupsion i Tiranës është ndërmarr mëngjesin e sotëm dhe policia informoi se janë arrestuar shtetasit Luan Tetaj, 40 vjeç; Qëndrim beqaj 22 vjeç; Fatlinda Tetaj 18 vjeç dhe Pranvera Lika 62 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë bërë të mundur prodhimin e pasaportës biometrike të Fatlinda Tetës, duke përdorur identitetin e shtetases Tatjana Matraku, banuese në Tiranë. Po kështu, policia tha se po të njëjtën shtetas po përgatisnin prodhimin e një pasaporte biometrike me gjeneralitetet e një banoreje të Tiranës, të cilët kundrejt vlerës prej 2 mijë eurosh do t’ia shisni disa kosovarëve.

Comments are closed.