Tiranë, bie suvaja e një pallati, panik mes banorëve

Banorët e një pallati në kryeqytet janë gjendur në një situatë të vështirë paraditen e sotme, pasi suvaja e pallatit ku ata banonin ka rënë papritur. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë bulevardit “Zogu i parë”, në kryeqytet, ku banorët janë ndjerë në panik pas rrëzimit të suvasë. Nga të dhënat e para mësohet se suvaja është rrëzuar për shkak të amortizimit të pallatit, i cili është ndërtuar para viteve ’80-të dhe që atëherë nuk i është nënshtruar ndonjë rikonstruksioni. Sipas policisë nuk ka të lënduar nga rrëzimi i suvasë, por rreziku për këta banorë vazhdon, pasi mund të rrëzohet edhe tarraca. Banorët apelojnë për ndihmë, ndërsa kërkojnë rikonstruksionin e pallatit.

Comments are closed.