Tiranë, grabitet me armë kazinoja, policia në kërkim të autorit

 

Grabitet për herë të dytë brenda pak muajsh një kazino në rrugën “Irfan Tomini”, në kryeqytet. Një person është futur në ambientet e kazinosë mesditën e djeshme dhe nën kërcënimin e armës ka detyruar punonjësit t’i jepnin paratë e xhiros. Pasi ka marrë paratë, i riu është larguar në drejtim të kodrave të Selitës, ku policia ka përqendruar kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e tij. Mësohet se grabitësi ka vepruar i vetëm dhe ka arritur të marrë në kazino rreth 1 milion lekë të vjetra. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Kazinoja në rrugën Irfan Tomini është grabitur edhe në muajin nëntor të 2012-ës, ku dy të rinj të armatosur morën një sasi të konsiderueshme parash.