Tiranë, kërkohej për 6 grabitje, arrestohet

 

Një i ri i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar pasi ndaj tij rëndon akuza e së paku gjashtë grabitjeve me dhunë dhe me armë. Burime zyrtare nga policia thanë se i ndaluari është Arbër Doda, i cili u vu në pranga falë bashkëpunimit të policisë së Durrësit me atë të Tiranës. Ndaj tij Gjykata e Rrethit të Durrësit kishte dhënë masën e sigurisë burg pa afat, ndërsa ky i fundit ishte strehuar në një hotel në kryeqytet ku dhe u arrestua. Nga ana e bluve u bë shoqërimi i tij, ndërsa në vijim pritet kalimi në ambientet e paraburgimit ku pritet të qëndrojë në pritje të dhënies së vendimit nga drejtësia. Mësohet se në rastet e grabitjeve të cilat janë kryer me armë, Doda ka dhunuar edhe personat që ka sulmuar.