Tiranë, makina përfundon në Lanë, nuk ka të lënduar

Një makinë ka përfunduar në ujërat e lumit të Lanës mëngjesin e sotëm. Shkak i kësaj ngjarje mësohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte makina, dhe si pasojë shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në ujërat e lumit të Lanës. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-kinema “Agimit” në Tiranë ku automjeti pasi ka devijuar nga rruga kryesore ka rrëshkitur drejt Lanës duke përfunduar në lumë. Ndërkohë që në vengjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Comments are closed.