Tiranë, mbytet një fëmijë në liqenin e Farkës

Një fëmijë, i moshës 13-vjeçare, i cili ka qenë duke u larë me shokët në ujërat e liqenit të Farkës, ka gjetur vdekjen mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00 pak km larg kryeqytetit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Nga dëshmitë e para në vendngjarje mësohet se 13-vjeçari me inicialet, A. P banues në Shkozë ka qenë duke u larë me shokët në liqen, dhe se kanë qenë këta të fundit që kanë konstatuar se miku i tyre nuk ka dalë nga uji. Fëmijët të alarmuar njoftuan prindërit dhe më pas mbërriti në vendngjarje dhe policia si dhe forcat RENEA. Ndërkohë policia vijon intensivisht kërkimet për gjetjen e 13-vjeçarit.

Comments are closed.