Tiranë, një 37-vjeçare hidhet nga kati i katërt i pallatit

Një 37-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati në kryeqytet, duke u përpjekur t’i jap fund jetës së saj. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” mesditën e sotme, ndërsa nuk dihet ende fati i saj për jetën. 37-vjeçarja është dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për shkaqet e incidentit, ndërsa deklaron se 37-vjeçjarja e cila është hedhur nga kati i katërt i një pallati, është Enkelejda Sanxhaku.

Comments are closed.