Tiranë, plagoset me armë zjarri, një efektiv policie

Një efekt policie është plagosur ditën e sotme me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar. Efektivi i policisë, punonjës i burgut të Fushë-Krujës ishte duke u kthyer nga puna, ndërkohë që dy persona me motor e kanë qëlluar me armë zjarri në rrugën Vasil Shanto në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se Albert Kryemadhi, me detyrë shef i sigurisë në burgun e Fushë Krujës, po kthehej nga puna në momentin e ngjarjes dhe ishte i veshur me uniformë. Policia nisi menjëherë hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e autorëve të krimit, të cilët u larguan nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Comments are closed.