Tiranë, policia arreston një të dyshuar për vrasjen e arkëtares

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e arkëtares Leonora Koçi. Uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga shtetasin 37-vjeçar Viktor Gushi, i cili është ndaluar në zonën Don Bosko, ndërsa policia ka arritur të zbulojë edhe një armë në banesën ku ai jetonte. Policia e Tiranës pasi ka zbuluar foton e autorit të dyshuar të vrasjes së arkëtares dy ditë më parë dhe plagosjes së policit të sigurisë nisi sot një operacion që përfundoi me kapjen e një personi të dyshuar.  Sipas policisë dyshohet se ky person mund të jetë edhe autor i vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj më 21 tetor 2011, pasi ekspertiza balistike ka vërtetuar se e njëjta armë është përdorur në të dyja ngjarjet. Arma që iu gjet Gushit në banesë, pritet t’i nënshtrohet ekspertizës për të vërtetuar nëse është apo jo, arma e krimit. Po ashtu, i dyshuari ka pranuar autorësinë e 7 grabitjeve, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse i arrestuari është vrasës.

 

Comments are closed.