Tiranë, policia parandalon një vrasje, arreston autorin

Policia e Tiranës, ka parandaluar një vrasje mbrëmjen e djeshme në zonën e Maternitetit të Ri, ndërkohë që ka arrestuar autorin. Sipas një njoftimi për shtyp nga policia, bëhet me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari Denis Demiri, i cili dyshohet se po përgatiste vrasjen e shtetasit me inicale F.M. Ai u kap në kohë nga policia dhe me vete iu gjet edhe një pistoletë pa leje. Ngjarja e djeshme ndodhi për pasojë edhe të konflikteve të mëparshme mes tyre, të cilat dyshohet të jenë për motive xhelozie. Dy personat prej disa ditësh ishin përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin dhe policia në rrugë operacionale kishte siguruar të dhëna të sakta se krimi mund të ndodhte mesnatën e kaluar. Po ashtu përmes këtij njoftimi, policia informon se në cilësinë e provës materiale u kap dhe sekuestrua arma e zjarrit pistolet “TT”, me një krehër pistolete me 8 copë fishek ne të.

Comments are closed.