Tiranë, policia sekuestron 2 kg kokainë, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës, gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në disa zona të kryeqytetit, ka bërë të mundur sekuestrimin e të paktën 2 kg lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu sipas policisë janë shoqëruar deri tani edhe 4 persona. Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe lokale të kryeqytetit, ndërsa ka shoqëruar disa persona. Mësohet se ky operacion është në vijim, ndërsa priten edhe ndalime të tjera. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, në portin e Durrësit, një operacion i ngjashëm nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat RENEA bëri të mundur sekuestrimin 8.2 kg heroinë.