Tiranë, pusetat ende rrezik për jetën e qytetarëve

 

Ndoshta mund të quhet si ironi fati kujdesi që tregojnë qytetarët gjatë ecjeve gjatë ditës dhe natës për tu ruajtur nga rënia në ndonjë pusetë të shkarkimeve të ujërave të zeza. “Kur lëviz natën mbaj edhe elektrikë me vetë, sepse kam frikë se mos bie në ndonjë pusetë, pasi në lagjen tonë ka shumë të tilla që u mungon kapaku”-kështu shprehet një qytetarët e Lagjes pranë Shkollës së Baletit. Përveç problemeve të tjera që shqetësojnë qytetarët, fenomeni i pusteva pa kapak përbën një rrezik për ta. Qytetarët ndihen të pasigurt në rrugët e kryeqytetit dhe kjo për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe elementeve të sigurisë, por listës së gjatë i shtohen edhe rreziku që vjen nga pusetat. Lidhur me këtë problem gazeta “Republika” ka bërë një vëzhgim në disa lagje të kryeqytetit për sa i takon kushteve në të cilën ndodhen pusetat që grumbullojnë ujrat e zeza. Pothuajse në të gjitha rrugët, lagjet e kryeqytetit mund të të zërë fare mirë  syri puseta që u mungon kapaku, madje shumë prej tyre janë edhe të tej mbushura me mbeturina. Tashmë funksioni i pusetave është kthyer në atë të koshave të plehrave. Duhet thënë se kjo situatë aspak e mirë në të shumtën e rasteve shkaktohet nga vetë njerëzit, të cilët të etur për të gjetur mënyrën për të jetuar dhe nxjerrë të ardhurat për të jetuar, vendosin të vjedhin kapakët e pusetave.

Siguria në rrugë

Siguria rrugore duket një plagë e pashterueshme për Tiranën. Qytetarët përballen çdo ditë me rrezikun e jetës teksa ecin në rrugë, dhe kjo për shkak të keqinxhinierimit apo të mungesës së kujdesit minimal nga ana e entit pronar të rrugëve. Një nga këto rrugë është “Todi Shkurti”, më tej do përmendnim rrugën “Kristaq Capo”, Zona e Qytet Studentit, Shkolla e baletit.  Sikur të mos mjaftonin trotuaret e ngushta dhe të zaptuara nga ndërtimet, apo mungesa e sinjalistikës dhe vizave të bardha për këmbësorët, rreziku bëhet edhe më i madh kur nis të errësohet. Kjo për mungesë të kujdesit për riparimin e defekteve apo llambave të djegura të shtyllave ekzistuese në të dyja krahët e rrugës, ndaj qytetarët shumë lehtë mund ta gjejnë veten brenda ndonjë pusete.  “Kur ecim në këmbë e shohim rrugën me shumë detaje se mos ka ndonjë pusete pa kapak, se jo për gjë por këto kohët e fundit janë shtuar edhe rastet e vjedhjeve të kapakëve”- pohon një prej banorëve të zonës pranë Shkollës së Baletit.

Fenomeni                                                                                                                              

Mungesa e kapakëve të pusetave është një fenomen i vjetër, i cili ka shqetësuar qytetarët e Tiranës. Por edhe pse janë bërë ndërhyrje për parandalimin dhe rregullimin e anomalive të tilla, ai vazhdon të ngelet problem aktual. “Jemi ankuar për mungesën e kapakëve të pusetave, pasi fëmijët tani janë të rrezikuar, por deri tani asgjë nuk është bërë. Kemi dëgjuar mjaft raste ku fëmijët kanë rënë nëpër puseta dhe janë vrarë keq, ndaj kujdesem çdo herë që fëmija im mos të dal jashtë netëve’-thotë më tej një banorë e lagjes “Todi Shkuri”.

Vidhen kapakët

Një ndër faktorët që çon në shfaqen e fenomenit të pusetave të grumbullimit të ujërave të zeza dhe ato kulluese është edhe vjedhja e kapakëve. Tashmë është bërë e modës që të abonohen në këtë punë, duke nxjerr të ardhurat e tyre, por në dëm të qytetarëve kryeqytetas, të cilët përballen me rrezikun e rënies në ndonjë pusetë. Vjedhja e kapakëve të pusetave bëhet pasi, shiten si hekurishte dhe përpunohen si matele më tej. Ndaj ky fenomen nga një anë është fitimprurës dhe nga ana tjetër i dëmshëm për ata që e pësojnë të bëjnë në ndonjë pusetë. Lidhur me këtë fenomen, qytetarëve u ngelet veçse të presin që këto probleme të zgjidhen dhe të ecin me kujdes përgjatë rrugëve.  

Edlira Mema