Tiranë, pusetat ende rrezik për jetën e qytetarëve

Vëzhgim/ Kryeqyteti pa siguri në rrugë, pusetat pa kapak

Pusetat e shkarkimit të ujërave kthehen në kosha mbeturinash. Kapakët e pusetave vidhen për skrap, asnjë masë për përmirësimin e situatës

Ndoshta mund të quhet si ironi fati kujdesi që tregojnë qytetarët, në ecjet gjatë ditës dhe natës për t’u ruajtur nga rënia në ndonjë pusetë të shkarkimeve të ujërave të zeza. “Kur lëviz natën, mbaj edhe elektrikë me vete, sepse kam frikë mos bie në ndonjë pusetë, pasi në lagjen tonë ka shumë të tilla, që u mungon kapaku”. Kështu shprehet një qytetarët e lagjes pranë Shkollës së Baletit në Tiranë. Përveç problemeve të tjera që shqetësojnë qytetarët, fenomeni i pusetava pa kapak përbën një rrezik për ta. Qytetarët ndihen të pasigurt në rrugët e kryeqytetit dhe kjo, për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe elementeve të sigurisë, por listës së gjatë i shtohet edhe rreziku që vjen nga pusetat. Lidhur me këtë problem, gazeta “Republika” ka bërë një vëzhgim në disa lagje të kryeqytetit, për sa u takon kushteve, në të cilat ndodhen pusetat që grumbullojnë ujërat e zeza. Pothuajse në të gjitha rrugët dhe lagjet e kryeqytetit mund të të zërë syri puseta pa kapak, madje shumë prej tyre janë edhe të tejmbushura me mbeturina. Tashmë, funksioni i pusetave është kthyer në atë të koshave të plehrave. Duhet thënë se kjo situatë, aspak e mirë, në të shumtën e rasteve shkaktohet nga vetë njerëzit, të cilët, të etur për të gjetur mënyrën për të jetuar dhe për të nxjerrë të ardhurat, vendosin të vjedhin kapakët e pusetave.

Siguria në rrugë

Siguria rrugore duket një plagë e pashërueshme për Tiranën. Qytetarët përballen çdo ditë me rrezikun e jetës, teksa ecin në rrugë dhe kjo, për shkak të keqinxhinierimit apo të mungesës së kujdesit minimal nga ana e entit pronar të rrugëve. Një nga këto rrugë është “Todi Shkurti”, pak më tej edhe rruga “Kristaq Capo”, zona e Qytetit Studenti, Shkolla e Baletit. Sikur të mos mjaftonin trotuaret e ngushtë dhe të zaptuar nga ndërtimet apo mungesa e sinjalistikës dhe vizave të bardha për këmbësorët, rreziku bëhet edhe më i madh, kur fillon të bjerë nata. Kjo, për mungesë të kujdesit për riparimin e defekteve apo llambave të djegura, të shtyllave ekzistuese në të dy krahët e rrugës, ndaj qytetarët, shumë lehtë mund ta gjejnë veten brenda ndonjë pusete. “Kur ecim në këmbë, e shohim rrugën me shumë detaje se mos ka ndonjë pusetë pa kapak, se jo për gjë, por këto kohët e fundit, janë shtuar edhe rastet e vjedhjeve të kapakëve”,- pohon një prej banorëve të zonës pranë Shkollës së Baletit.

Fenomeni 

Mungesa e kapakëve të pusetave është një fenomen i vjetër, i cili ka shqetësuar gjithmonë qytetarët e Tiranës. Por, edhe pse janë bërë ndërhyrje për parandalimin dhe rregullimin e anomalive të tilla, ai vazhdon të mbetet problem aktual. “Jemi ankuar për mungesën e kapakëve të pusetave, pasi fëmijët tanë janë të rrezikuar, por deri tani, asgjë nuk është bërë. Kemi dëgjuar mjaft raste kur fëmijët kanë rënë nëpër puseta dhe janë vrarë keq, ndaj kujdesem çdo herë që fëmija im mos të dalë jashtë netëve”,- thotë më tej një banore e lagjes “Todi Shkurti”.

Vidhen kapakët

Një ndër faktorët që çon në shfaqen e fenomenit të pusetave të grumbullimit të ujërave të zeza dhe ato kulluese është edhe vjedhja e kapakëve. Tashmë, është bërë e modës që të abonohen në këtë punë, duke nxjerrë të ardhurat e tyre, por në dëm të qytetarëve kryeqytetas, të cilët përballen me rrezikun e rënies në ndonjë pusetë. Vjedhja e kapakëve të pusetave bëhet, pasi shiten si hekurishte dhe përpunohen si materiale më tej. Ndaj ky fenomen, nga njëra anë është fitimprurës dhe, nga ana tjetër, i dëmshëm për ata që e pësojnë të bien në ndonjë pusetë. Lidhur me këtë fenomen, qytetarëve u mbetet, veçse të presin që të zgjidhet problemi dhe të ecin me kujdes përgjatë rrugëve.

Fenomeni i vjedhjes së kapakëve të pusetave

Një ndër faktorët që çon në shfaqen e fenomenit të pusetave të grumbullimit të ujërave të zeza dhe ato kulluese është edhe vjedhja e kapakëve. Tashmë, është bërë e modës që të abonohen në këtë punë, duke nxjerrë të ardhurat e tyre, por në dëm të qytetarëve kryeqytetas, të cilët përballen me rrezikun e rënies në ndonjë pusetë.

 

 

Comments are closed.