Tom Cruise dhe Katie Holmes të qeshur para aparatit fotografik

Kanë përzgjedhur të ruajnë momentet e gëzuara të jetës së tyre dhe këtë e kanë realizuar fare mirë nëpërmjet aparatit fotografik. Çifti simpatik hollivudian, Tom Cruise dhe Katie Holmes, janë kapur në një moment special, kur ata kanë qeshur për aparatin fotografik.  Në fotografinë e re të çiftit të publikuar në Vanityfair.com, ata janë përqafuar me njëri-tjetrin dhe më pas janë puthur. Mësohet se kjo foto është realizuar pas mbrëmjes së organizuar për ndarjen e çmimeve Oskar. Aktori 49 vjeçar, e sheh me adhurim bashkëshorten e tij, ndërkohë që Katie në këtë moment shfaq një fytyrë disi të çuditshme.

Comments are closed.