Topalli: Çmojmë veprimtarinë e OSBE në mbështetje të demokracisë

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka vlerësuar bashkëpunimin e Kuvendit të Shqipërisë me OSBE, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në vitet e ardhshme. Në konferencën për 15-vjetorin e vendosjes së prezencës së OSBE-së, në Tiranë, kryetarja e Parlamentit vlerësoi veprimtarinë e saj në mbështetje të demokracisë dhe institucioneve të vendit. “OSBE lindi si një forum për të bërë dialog. Në OSBE bëjnë pjesë dhe janë anëtar 56 vende nga 3 kontintente. Shqipëria u bë anëtare e OSBE 21 vite më parë, 15 vite më parë u vendos këtu prezenca e OSBE, Shqipëria ka pasur bashkëpunim të shëndetëshëm me OSBE në Shqipëri. Çmojmë veprimtarinë e OSBE në mbështetje të demokracisë dhe institucioneve. Punën e OSBE e konsiderojmë si vlerë në procesin e integrimit evropian dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin në mandatin ekzistues të saj”, u shpreh kryetarja e parlamentit. Gjithashtu Topalli theksoi se do të vijojë bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe OSBE, duke shtuar se kjo ka qenë një punë e vështirë, ku është dashur të realizohet në 5 vite puna e 20 viteve. Sipas kryetares së parlamentit, është realizuar transkriptimi i komisioneve parlamentare, dhe kjo rrit transparencën. “Ky vit shënon një kryengjarje dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta presim atë me arritje. Jam e sigurt se të gjithë deputetët e parlamentit me detyrën tonë për të nderuar mandatin do të bëjmë në realitetit atë që është agjenda jonë, integrimi i Shqipërisë në BE. Pas arritjeve që kemi pasur me një dimension tjetër të jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë, unë e shoh me optimizëm të ardhmen dhe jam e sigurt se ne do të bëjmë të mundur që do të votojmë të gjithë bashkë shumë ligje e reformave. Dua të falënderoj çdo deputet për punën që kanë bërë në komision. Falënderoj ambasadorin e OSBE, sot është një ditë e veçantë, është 15-vjetori, është një moment për të qenë të gjithë bashkë”, u shpreh kryetarja e Parlamentit.

Prezantohet hand book i Kuvendit

Sot shënohet 15-vjetori i vendosjes së prezencës së OSBE-së në Tiranë. Me këtë rast në kryesinë e Kuvendit është zhvilluar një takim ku është prezantuar edhe hand book i Kuvendit. “Sot kam kënaqësinë që në bashkëpunim me prezencën e OSBE të prezantojmë handbook me të dhënat statistikore për këtë legjislaturë. Ky publikim vjen në kuadër të mbështetjes së parlamentit, projekti siguron memorien e duhur institucionale për këtë legjislaturë dhe mundëson ofrimin e të dhënave statistikore. Ofruar si në shqip e në anglisht, handbook është hap i rëndësishëm për statistikat, parlamenti është dhe do të jetë institucioni kyç në plotësimin e demokracisë, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të mbikqyrjes, transparencës, sigurimit të akteve kombëtare. I nderuar zoti ambasador ky publikim vjen në një datë të rëndësishme për historinë e bashkëpunimit, në 21 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE dhe 15 vjetorin e OSBE në Shqipëri. Përmes vendimit të këshillit të OSBE ky mandat u rinovua në vitin 2003 e  2007 me qëllim organizmin e Kuvendit të Shqipërisë, rritjes së kapaciteteve duke u fokusuar në çështjet e integrimit evropian. Gjatë këtrye viteve bashkëpunimi administrata dhe kuvendi janë transformuar tërësisht”, vlerësoi Topalli.

Comments are closed.