Topalli: Kompleksi i ri parlamentar, monument i demokracisë

Në Kryesinë e Kuvendit, u zhvillua mbledhja e Komitetit Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar. Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli theksoi se Parlamenti i ri do të jetë një monument i demokracisë. “Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë. Është ky komitet që do të bëjë përzgjedhjen e projektit fitues. Parlamenti i ri është monument i demokracisë, ndërtimi është një vepër madhore, një simbol kombëtar për jetën politike të brendshme e të jashtme të Shqipërisë, kjo është arsyeja për ta konsideruar simbolike. Ky monument është edhe një monument i demokracisë, është e nevojshme që të plotësojë aspiratat në themel të projektit, është një koecidencë e jashtëzakonshme që në 100 vjetorin e pavarësisë, në Parlament të marrim një vendim kaq të rëndësishëm për atë që do e quaja zemrat e demokracisë, zemra e kombit. Projekti është i hapur, transparent, evolimi i koncepteve konkurruese është përkthyer tamam në projektin e paraqitur nga kjo studio”, u shpreh kryetarja e Parlamentit. Po ashtu ajo theksoi se në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë. Më pas fjalën e ka marrë sekretari i përgjithshëm, i cili ka bërë një paraqitje të shkurtër të tri projekteve kryesore fituese të përcaktuara nga juria.

Comments are closed.