Topalli përkujton “Dëshmorët e Demokracisë”: Ruçi e Rama mohojnë lidhjet me komunizmin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot në Shkodër, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të demonstratës antikomuniste së 2 prillit 1991, e cila u shndërrua në një ngjarje tragjike, ku regjimi komunist ekzekutoi katër të rinjtë, sot “Dëshmorë të Demokracisë”, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Kryetarja e Kuvendit shprehu nderimin e thellë dhe përuljen përpara veprës së “Dëshmorëve të Demokracisë” për vokacionin e tyre të paepur për liri dhe demokraci, të cilët për këto vlera perëndimore sakrifikuan edhe jetën e tyre. Kryetarja Topalli u shpreh se këto ngjarje duhet të shërbejnë si momente reflektimi pasi janë data të cilat kanë bërë kthesa të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Topalli akuzoi nga Shkodra kreun e PS-së, Edi Rama dhe kreun grupit parlamentar të kësaj force politike se mohojnë lidhjet e tyre me komunizmin. “Është një moment në të cilin ne duhet të reflektojmë, aq më tepër kur mendon se qoftë edhe dje në një hartim të tij, ai që bën çdo ditë ciu-ciu në Twitter-in e tij, fliste për të përndjekurit, tamam siç fliste Nexhmije Hoxha 10 ditë më parë. Kjo të bën të mendosh se ata sa herë që bëjnë Re:Fressh kthehen 20 vite përpara. Gramoz Ruçi, thotë se nuk jam Gramoz Ruçi, Ministri i Brendshëm që urdhëroi ekzekutimin e këtyre katër të rinjve, 21 vite më parë. Edvin Rama thotë se nuk kam djali i Kristaq Ramës, i cili firmosi për varjen e poetit Avzi Nela, Fehmi Abdiu thotë se nuk jam ai që firmosi me dorën e tij ekzekutimin e Avzi Nelës dhe kështu me radhë të gjithë”, u shpreh Topalli.

Comments are closed.