Topalli: PBDNJ, ka bosht filozofik që përkon me filozofinë e Bashkimit Europian

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka përshëndetur sot 20 vjetorin e krijimit të PBDNJ-së, duke theksuar se kjo forcë politike ka moshën e demokracisë, sepse nuk mund të lindte më përpara, periudhë ku nuk mund të mendoheshin liritë politike, të drejtat e njeriut e minoritetit. “Të gjithë bashkë duhet të jeni optimistë. Partia juaj ka një emër të veçantë, ka dy shtylla kryesore. PBDNj ka një bosht filozofik të jashtëzakonshëm që përkon me filozofinë e Bashkimit Europian, me filozofinë e përpjekeejve tona për t’u bërë pjesë e këtij komuniteti të rëndësishëm. Keni dhënë një kontribut të rëndësishëm në arritjen, forcimin e këtyre të drejtave. Partia juaj ka moshën e demokracisë sepse nuk mund të lindte më përpara sepse nuk mund të mendoheshin liritë politike, të drejtat e liritë e minoriteteve. Respektin më të madh për ju, se ne ju konsiderojmë si motra, vëllezër. Duam dhe punojmë çdo ditë për të garantuar çdo të drejtë të çdo shqiptari në Shqipërinë tonë të dashur. Ju uroj shumë suksese. Jam e kënaqur që shoh shumë zonja të pranishme, vajza të reja, djemë të rinj, studentë, kjo ju bën nder kësaj partie, në përgjithësi të gjithë spektrit politik shqiptar. Ju uroj suskese zoti Dule, partisë suaj, vendit tonë në proceset e sfidat tona”, u shpreh Topalli.

Comments are closed.