Topalli: Presidenti i ardhshëm i takon mazhorancës. 71 vota janë të mjaftueshme

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë një interviste në “Opinion” tha se është ende herët që mazhoranca të deklarojë emrin e kandidatit të saj për president të ardhshëm të vendit. E pyetur disa herë nga gazetari Blendi Fevziu, zonja Topalli tha se ajo vetë është e ftohtë ndaj kësaj çështje, ndërsa shtoi se Fatos Nano nuk mund të jetë kandidat i mazhorancës për kryetar shteti. “Jam e ftohtë në raport me këtë, do të përsëris se kam bindje të thellë se nëse ne fillojmë e hamendësojmë emra. Kur flas për vlera, për moral, për integritet kjo nuk është diçka që blihet në pazar, jam duke folur për diçka shumë më të madhe, shumë më të thellë që na ka munguar dhe që duhet ta rikuperojmë. Autoriteti moral është më shumë se çdo gjë tjetër, nuk mund të jetë kurrë i njëanshëm”, u shpreh ajo. Por zonja Topalli nuk i kurseu kritikat për Presidencën aktuale të Bamir Topit. Sipas saj, kjo është një presidencë pa integritet dhe pa autoritet moral. Nënkryetarja aktuale e PD, akuzoi ish-nënkryetarin e PD-së ai nuk është i djathtë. Topalli akuzoi Topin edhe për performancën e dobët të sistemit të drejtësisë në këto vite të presidencës së tij.

Comments are closed.