Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

“Vetë nuk është anëtare e BE-së, por kjo nuk e pengon Zvicrën të dijë se si po avancojnë vendet që duan të integrohen”. Të paktën kështu bëri me dije kryetarja e Kuvendit Topalli, pasi takoi homologen zvicerane. Madje Maya Graf ishte interesuar posaçërisht për tre ligjet që lanë Shqipërinë pas status.“Nisur nga ajo histori e dhimbshme që populli shqiptar ka lënë pas vetes, shikojmë me shumë kënaqësi se çfarë është mundur të arrihet brenda një periudhe të shkurtër sikurse është kjo e 20 viteve të fundit”- deklaroi Graf. Por bisedimet në takim janë dominuar nga çështje që i lidhin më së shumti Shqipërinë dhe Zvicrën, investimet në bujqësi dhe turizmin malor. “Sigurisht që Zvicra është vërtet mjaft e gatshme që të ndihmojë dhe të mbështesë Shqipërinë edhe në dy sektorët që përmendi zonja Kryetare. Në mënyrë të veçantë diskutuam edhe rreth formimit profesional dhe kjo është njëkohësisht një ndjeshmëri mjaft e madhe edhe në Zvicër. Është mjaft e rëndësishme që rinia dhe e ardhmja e këtij vendi të mund të formohen edhe si profesionistë të mirë”. Kryetarja e Parlamentit të Zvicrës shoqërohej nga një delegacion i gjerë, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të parë nga afër se si po zbatohen projektet që vendi i tyre mbështet në Shqipëri.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *