Topi: Ligji për Lustracionin u kthye si anti-kushtetues nga gjykata

Presidenti Bamir Topi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha, se ai nuk ka miratuar ligjin për Lustracionit. Në një prononcim për mediat pas ceremonisë me rastin e 100-vjetorit të shkollës shqipe të Kolesjanit, kreu i shtetit deklaroi se ai është një ligj i kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, dhe morri kontestimin e ashpër nga komisioni i Venecias. “Kjo është një temë e konsumuar, unë kam mbrojtur profil institucional. Duke dalë kryeministri kam një përgjigje. Për të parë cështjen e ligjit në fljalë ky ligj është kthyer si antikushtuestues, mori kontestim të ashpër nga Komisioni i Venecias dhe ndërkombëtarët. Sa i përket moralit, unë kam firmën time në vitin 2006, projektligji që nuk u miratua nga parlamenti dhe sot e kësaj dite ai ligj kërkon të miratohet”, deklaroi Topi. Presidenti duke iu referuar ligjit të hapjes së dosjeve, tha se Berisha mban në pushtet ende njerëz të nomeklaturës. “Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e byrosë në kohën e diktaturës dhe është gati ironike dhe një hipokrizi e papranueshme që në kryet të komisionit të ligjeve, ku certifikohen dhe ligjet për të përndjekurit është pasaardhësi i një personazhi të nomeklaturës së lartë të diktaturës”, tha Topi.

Comments are closed.