Topi në Stamboll, merrë pjesë në “Konferencën e Liderëve”

Presidenti Bamir Topi është nisur për një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të marrë pjesë në “Konferencën e Liderëve”. Gjatë pjesëmarrjes në “Konferencën e Liderëve”, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë shtetesh dhe drejtues universitetesh nga Evropa e Azia, kryetari i Shtetit, Bamir Topi do të mbajë një ligjëratë me temë: “Transformimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në 20 vitet e fundit në drejtim të zhvillimeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fushat arsimore dhe kulturore me Shqipërinë”.

Comments are closed.