Topi takon Arvizun: FRD do vendosë për koalicionin parazgjedhor

 

Kreu i FRD-së Bamir Topi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizin, me të cilin ka biseduar për situatën politike. Pas takimit, Bamir Topi ka bërë me dije se FRD-ja pritet të vendosë deri nësër për koalicionin parazgjedhor. Bamir Topi kishte deklaruar më herët se FRD-ja do hynte e vetme në zgjedhje, por sot ka lënë të hapur mundësitë e koalicionit me forcat e tjera. “Ishte një bisedë pune dhe pse jo, midis miqve. Le t’ja lëmë ditës së nesërme për të njoftuar. Do ketë të reja deri nesër”, tha Topi. Kryetari i FRD-së, duke komentuar situatën e krijuar në KQZ, tha se “KQZ nuk mund të ndryshojë pas miratimit në Kuvend”. “Është një gafë dhe defekt i parlamentit, që cështjen e KQZ e trajton si cështje partish. Ky një defekt i rëndë i perceptimit të demokracisë. Unë uroj që KQZ të administrojë me përgjegjësinë e ligjit”, tha Topi më tej.