Topi, viziton familjen Blloshmi: Krimet e regjimit komunist, nuk mund të harrohen

Presidenti Bamir Topi ka vizituar sot familjen Blloshmi në Fanjë të komunës Qukës në Librazhd. Kreu i shtetit ka vizituar dhomën-muze me materiale mbi poetin dhe historikun e familjes ndërsa ka vlerësuar familjen Blloshmi si me tradita të hershme historike. “Familja Blloshmi përjetoi hakmarrjen më të egër të diktaturës. Hakmarrja ndaj familjes Blloshmi se spikaste me traditën e intelektualizmin”, ka theksuar Topi. Ndër të tjera kreu i shtetit u shpreh se krimet e regjimit komunist nuk mund të harrohen ndërsa ka shtuar se kujtesa dhe respekti duhen vendosur në projektimin e së ardhmes. Dy poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u ekzekutuan gjatë diktaturës më 17 korrik 1977.

Comments are closed.