Shkencë

NASA regjistron pamje të tornadove Diellore (Solar Torando)

solar-tornado-sdoMjeti hapësinor i Zyrës Kombëtare Hapësinore Amerikane (NASA) ka regjistruar pamje të mahnitshme të tornadove, gjigante por tepër të rralla, mbi sipërfaqen e Diellit. Disa prej tyre janë të së njëjtës madhësi me ato në Tokë.

Gjatë periudhës prej 30 sek të vëzhgimit në datat 7 dhe 8 shkurt, mjeti i cili analizon dinamikat e Diellit (SDO)  ka qenë dëshmitar i kërcimit të shpërthimeve plazma super të nxehta të ngjashme me vorbullat (tornadot) e erës.  Shkencëtarët e SDO-së pohojnë se në të kundërt të vorbullave të krijuara nën efektin e erës në Tokë, vorbullat e shpërthimit plazma në Diell formohen nga fusha e forte magnetike e yllit.

Disa prej këtyre vorbullave kanë të njëjtat përmasa me vorbullat e erës në planetin tonë. Lëvizin me një shpejtësi 483 km në orë. Nëse do të na duhej të bënim një krahasim edhe vorbullat më të mëdha dhe shkatërruese në Tokë  mund të arrijnë shpejtësinë 482 km në orë”, u shpreh Terry Kucera nga Qendra e Fluturimit Hapësinor Goddard e NASA-s. Sateliti hapësinor i hedhur në hapësirë në Shkurt të vitit 2010 planifikohet të përdoret edhe 5 vite të tjera në studimet rreth Diellit.

Lexoni edhe: